Teuta ishte mbretëresha ilire, e vendosur dhe luftarake, shkaktonte frikë dhe dridhje në tërë Adriatikun jugor prej vitit 231 deri në vitin 228 para erës së re.
Për te lidhen shumë legjenda. Thonë se ishte e bukur si zanë, „më e mençur se gjarpri dhe më e guximshme se luani“, që kishte „zemër mashkulli në krahrorin e femrës“.
Sipas disa hulumtuesve ajo lindi në Ulqin, ndërsa një nga legjendat thotë se thesari i madh i mbretëreshës Teuta është i fshehur në një plasaritje në gjirin e Valdanosit, në afërsi të Kroit të Zanave.