Kryetari i Frontit demokratik Miodrag Lekiq ka deklaruar se atij, si edhe tërë opinionit malazez, e di shumë mirë se Dritan Abazoviq është një nga kritikët kryesor, serioz dhe të argumentuar të pushtetit malazez dhe luftëtarë i padyshimtë për transformim demokratik të Malit të Zi.
Ai këtë e tha në pyetjen e “Dan-it” se si e komenton që Abazoviq, si një nga liderët e Lëvizjes qytetare, të premten në Kala ishte në darkë me zëvendëskryeministrin e Kosovës Hashim Thaçin.
“Të gjithë ne marrim përgjegjësi publike për veprimet dhe zgjedhjet publike që bëjmë, kjo vlen edhe për Abazoviqin”, shtoi Lekiq.
Ditët që kaluan anëtarët e Frontit, Demokracia e re serbe dhe Partia demokratike popullore, ashpër kanë sulmuar deputetin e pavarur në Kuvendin e Malit të Zi për shkak të takimit me Thaçin.