Kryetari i Frontit demokratik Miodrag Lekiq ka deklaruar që parcela prej rreth 18 mijë metër katror në afërsi të hotelit “Olimpik”, e cila ishte subjekt i kthimit, është pronë e familjes së tij dhe tri familjeve tjera.
“Kjo tokë na është kthyer mbas shtatë viteve sa është dashur Komisionit për kthim dhe kompensim në Tivar të vendos në bazë të kërkesës tonë” , tha ai.
Lekiq shtoi që aty nuk kishte favorizim dhe që si qytetar edhe si politikan do të dëshironte që pronat ti kthehen të gjithë atyre që janë marr në mënyrë të padrejtë.