Ish punëtorët e Kripores, gjithsej 68 prej tyre, të cilët pa punë mbetën në pranverë të vitit 2014 dje kanë fituar nga 150 euro si pjesë e borxhit të prapambetur për paga nga shitja e kripës për mirëmbajtjen e rrugëve, shkruan “Vijesti”.
Në depotë e Kripores kanë mbetur edhe rreth dy mijë tonë kripë të papërpunuar nga grumbullimi i para tre viteve.
Sipas lajmërimit të administratës së falimentit, momentalisht po punohet në rregullimin e pensioneve për rreth 30 punëtorë të kësaj ndërmarrje më të vjetër në Ulqin.