Leonora Basha: KOLEKSIONI PËR FEMRAT E FUQISHME

Leonora Basha, një kreatore e re nga Ulqini, vjen me këtë inspirim si pikënisje dhe sjellë koleksionin MONUMENT.

Inspirimi fillestar është sub-kultura e hip hopit. Hip hopit që ka filluar në fund të viteve 70-të e kulminacionin e ka arritur në të 80-tat e 90-tat.

Hip hopi dhe Leonora duket se janë puthitur mirë në këtë koleksion. Për KultPlus Leonora zbulon më shumë rreth koleksionit.Leonora Basha Monument 2

“Hip hopi njihet si rrymat më revolucionare, ku përmes saj njerëzit e zi në Amerikë filluan t’i shprehnin zëshëm pakënaqësitë e tyre ndaj diskriminimeve raciste që përjetonin në atë kohë. Përpos në muzikë, hip-hopi kishte ndikim shumë të madh edhe në modë. Hip-hopi në fillim ishte i dominuar nga burrat, të cilët shumicën e kohës me agresivitet dhe frustrim degradonin gratë duke i objektifikuar ato seksualisht në mënyrë vulgare”, tregon Leonora.

Dhe një shikim i thjeshtë kundrejt koleksionit tregon se gratë e femrat kanë fuqinë e pandalshme brenda tij. Dikur Lil Kim, Missy Elliot, Aaliyah, Eve, figurat ikonike që janë monumente, jo fizike të ndërtuara nga mermeri e betoni por personalitete ekspresive veprat e të cilave janë monumente.Leonora Basha Monument 1

Sot, Leonora me gratë e femrat tjera, sjellë koleksionin për fuqizimin e grave. “Vizioni im është që gratë që veshin veshjet e këtij koleksioni të ndihen shumë të fuqishme, dhe të paprekura nga paragjykimet e vrazhda të shoqërisë. Moda është më shumë sesa një copë materiali i prerë në një formë të caktuar. Moda është stil jete, ndjenjë. Përmes modës unë dua që gratë të ndihen më shumë sesa një objekt bukurie. Dua që ato ta shprehin rebelimin e tyre ndaj brutalitetit shoqëror me të cilin ballafaqohen në baza ditore. Dua që ato të jenë një monument i pathyeshëm dhe të mbajnë kokën lartë gjithnjë”, tregon Leonora.

Ka pak ditë që ajo ka lansuar koleksionin, me fotografitë e realizuara nga Valona Cakuli. Besa Maliqi dhe Linda janë dy vajza që kanë mishëruar në trupin e tyre koleksionin e parë të Leonorës, e cila thotë se pas dy jave gjithçka do të jetë në shitje nga ky koleksion.

Ngjyrat kryesore në këtë koleksion janë ngjyrat neutrale. Ato janë të padefinuara.

“Ngjyrat neutrale në koleksionin tim ndërlidhen me vizionin tim ndaj grave. Jetojmë në një shoqëri që përmes një organi gjenital definojnë jetën e një gruaje. Ideja ime është që një grua është ajo që definon vetveten e saj. Andaj ngjyrat neutrale simbolizojnë një grua të shkëputur nga definimet e shoqërisë. Një grua konfidente, të fuqishme me plot krenari”, përfundon Leonora për KultPlus.   / KultPlus.com 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

“Ujësjellësi dhe Kanalizimi”: VLONI UJIN

Sh.p.k “Ujësjellësi dhe Kanalizimi” – Ulqin lajmëron të gjithë qytetarët se për shkakë tē reshjeve të shumta të shiut ka ardhë deri te turbullimi i ujit. Bazuar në situaten e krijuar ju lajmërojmë se uji