Drejtoresha e Drejtorisë për trashëgimi kulturore të Malit të Zi Lidia Lesar ka deklaruar se Ulqini është nominuar si fortifiki Venedikas prej shekullit XV deri në shekullin XVII për regjistrim në trashëgiminë botërore të UNESCO-s.
Ajo tha se ky është projekti i tre shteteve (Italisë, Kroacisë dhe Malit të Zi), dhe që, mbi këtë bazë, nga tre qytete prej këtyre vendeve janë nominuar për UNESCO.
“Ulqini është qytet mesdhetar, ikonë e trashëgimisë kulturore të Malit të Zi”, shtoi ajo duke thënë se nominimi do të dorëzohet me 1 shkurt të vitit të ardhshëm.