Udhëheqësisë së Partisë demokratike të socialistëve në krye me liderin Millo Gjukanoviq pak kohë më parë i është drejtuar grupi i simpatizuesve dhe votuesve nga Ulqini, siç theksuan “të pakënaqur, shtypur dhe shpërfillur”, ndër të cilët ka dhe anëtarë të Këshillit komunal të kësaj parti.
Ato kërkuan nga centrali i partisë që të kryej analizën e negociatave për formimin e pushtetit në Ulqin dhe të zëvendësoi ato të cilët kontribuan që PDS-ja, me rezultat të shkëlqyer dhe nëntë mandate të fituara, të mbes në opozitë. “Ato nga karriget e veta të rehatshme dhe të gjithë benefitave që kanë duke iu falënderuar PDS-së, të rregulluar mirë, kanë vepruar në mënyrë moskokëçarëse gjatë procesit negociues, i cili zgjati disa javë dhe në fund përjetuan fiasko”, thuhet në letër dhe theksohet që kjo ka “shkaktuar shok dhe pakënaqësi të madhe tek shumica e anëtarëve të Këshillit ekzekutiv dhe komunal të PDS-së, si dhe tek simpatizuesit në Ulqin”.
Shtohet që në rast të mungesës së përgjigjes nga ana e udhëheqësisë së partisë për këtë letër, në të cilin Portali Ul-info kishte qasje, nënshkruesit për çdo gjë do ta lajmërojnë opinionin, do të tërhiqen nga të gjitha funksionet dhe do të lëshojnë PDS-në.