Me formimin e trupit koordinues shtatë anëtarësh, në krye të së cilit do të jetë dr Isat Jakupi, të shtunën në mbrëmje është shënuar formimi i subjektit të ri politik, Lëvizjes qendrore shqiptare për integrime, mëson Portali UL-info.
Në mbledhje, në të cilën kanë marrë pjesë rreth 40 persona, është arritur përfundimi që kongresi themelues i kësaj lëvizje politike të mbahet në fillim të vitit të ardhshëm.
Deri atëherë Jakupi dhe shokët do të tentojnë të animojnë numër sa më të madh të qytetarëve që ti bashkëngjiten këtij subjekti politik.