Lëvizja ekologjike OZON: POLICIA KOMUNALE E ULQINIT NUK KA E-ADRESË

Policia komunale e Ulqinit është njëra nga shtatë polici komunale në vend që nuk kanë fare adresë elektronike. Përveç Ulqini, adresë elektronike nuk ka Budva, Danillovgradi, Shavniku, Mojkovaci, Plava dhe Rozhaja.

Kjo organizatë e njohur ekologjike pak kohë më parë ka evidentuar 260 deponi të egra në tërë Malin e Zi, prej të cilave tri janë në Ulqin.

Siç thekson udhëheqësi i “Ozonit” Aleksandar Peroviq, mospërdorimi i postës elektronike nga ana e policisë komunale krijon pengesa të mëdha në komunikimin me qytetarët, sidomos atyre që dëshirojnë të dorëzojnë fotografitë e deponive të egra apo të ndonjë parregullsie tjetër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi