Zgjedhjet e parakohshme lokale janë pa dyshim një tregues real për një situatë të pakënaqshme politike të një shoqërie.
Në këtë kuptim kemi edhe zgjedhjet lokale në komunën eUlqinit, që do të mbahen më 26 janar 2014, zgjedhje këto që siç duket erdhen si pasojë e një plogështie totale e subjekteve politike për të realizuar detyrat dhe obligimet e marra për një qeverisje të suksesshme.
Këto zgjedhje të jenë një rast i mirë për të krijuar një realitet të ri politik në komunën tonë, duke zgjedhur subjekte me programe plotë vizion dhe individë të përkushtuar për të çuar përpara zhvillimin e kësaj komune në të gjitha sferat .
LQ Perspektiva hynë në këto zgjedhje edhe më bindëse tek elektorati se herët e tjera nga fakti se me pjesëmarrjen e saj në qeverisje u tregua mjaft e suksesshme në realizimin e detyrave dhe obligimeve të marra, ku për këtë më së miri vlerësuan qytetarët. Poashtu në këto zgjedhje Perspektiva i ofron elektoratit program politik gjithëpërfshirës dhe një politikë konstruktive në favor të qytetarit.
Pespektiva si subjekt politik u premton zgjedhësve se do të jetë vetvetja, kjo do të thotë se në këto zgjedhje nuk do të promovojë individë me ambicie për karrierë individuale e interesa përsonale, por përkundrazi do të promovoj platformë të qëndrueshme politike me individë të përkushtuar, serioz e kombëtar, profesionistë e parimorë.
Në këto zgjedhje Perspektiva del si subjekt në vete duke ofruar politik konstruktive për qytetarin, gjithnjë e gatshme dhe e hapur për bashkëpunim me subjekte të tjerë nacionalë që kanë pika të përbashkëta programore, thuhet në fund të kumtesës se Kryesisë së LQ Perspektiva.