Në kuadër të projektit “Lexo saktë”, të hënën dhe të enjten, më 16 dhe 19 dhjetor në medresen e Tuzit u mbajtën ligjërata mbi edukimin dhe aktivizmin mediatik.
Ligjeratat i mbajti për rreth 30 nxënës Allmir Gjokoviq, profesor në Medrese dhe aktivist qytetar.
Qëllimi i këtyre ligjeratave ishte të kontribuojë në rritjen e ndërgjegjësimit dhe informimit të nxënësve për rëndësinë e edukimit mediatik, si dhe fuqizimin e të rinjve për të marrë pjesë në mënyrë efektive dhe kritike në konsumimin e përmbajtjes mediatike që është me rëndësi kyçe për perceptimin e tyre të jetës së përditshme.
Nxënësit plotësuan një anketë të përgatitur nga OJQ “UL Info” dhe “Punta Institute”.
Ky tekst është krijuar në kuadër të projektit “Lexo saktë” i cili realizohet nga OJQ “UL Info”, në partneritet me OJQ “Punta Institute”, në kuadër të projektit rajonal “Media jonë – Iniciativa për përmirësimin e shkrim-leximit mediatik , dialogu dhe aktivizmi”, të cilin e realizon Rrjeti i Evropës Juglindore për Profesionalizimin e Mediave, me mbështetjen e BE-së dhe Ministrisë së Administratës Publike të Malit të Zi. Përmbajtja është përgjegjësi e vetme e UL Info dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian.