Fituesi i çmimit të parë në konkursin e zgjedhjes ideore të skulpturës monumentale Servantes dhe Dulcinea duket se është i kopjuar nga tri skulptura të artistëve të ndryshëm, shkruan një lexues i Portalit Ul-info.
Ai thotë që nëse marrim kokën dhe pozitën e trupit nga fotoja e parë, dorën nga fotoja e dytë dhe librin nga fotoja e tretë, shiko se ç’na del?!
Përndryshe, në konkursin e shpallur nga Organizata turistike e Ulqinit, komisioni i përbërë nga Qazim Muja, Dr. Nail Draga dhe Mehmet Aloja përzgjodhi Bujar Ninin dhe punimin e tij si fitues.