Lexuesi nga Kotorri: RËNDËSIA E ULLINJËVE NJËQINDVJEÇAR TË ULQINIT

drzava-je-vlasnik-valdanosa-a-projekta-ce-svi-imati-korist-slika-2423Një mik i Ulqinit, me origjinë nga Kotorri, i cili ka jetuar gjatë në SHBA, na ka shkruar këtë mejl:

Unë 20 vite kam jetuar në Kaliforni dhe kam punuar si arkëtar në supermarket. Një mbrëmje më erdhi një zotëri i mirë, mendoj se ishte diplomat i nivelit të lartë. Në arkë solli një kovë 5 litërsh me vaj ulliri të importuar nga Italia, mbaj mend që rafineria quhej FRATELLI BERTOLI. Ky ishte vaj i shtrenjtë dhe unë i thash: Pse e blini këtë vaj të shtrenjtë kur keni vaj ulliri nga Orovilli, nga Kalifornia, i cili është shumë më i lirë se ky vaj. Ai mu përgjigj që Amerika nuk ka vaj të mirë ulliri, sepse trungjet e ullirit janë të rinj, ndërsa për të pasur vaj të mirë të ullirit duhet që ullinjtë të jenë nga trungjet të vjetra, disa shekullore. Kjo më habiti, e para disa muajve në internet lexova reklamën për vaj të ullirit nga Greqia në të cilën qëndron që vaji është nga ullinjtë e vjetër mbi 300 vite.

Ndërsa ju në Ulqin keni mbi 75 mijë rrënjë ullinj të vjetër mbi 350 vjet. Çfarë pasurie dhe cilësie! Vetëm sikur të dinit ta shfrytëzonit këtë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi