Pështjelliza, apo truma siç quhet në Ulqin, nuk është dukuri e shpeshtë në këtë zonë. Për fat të mirë, sepse edhe pse zgjatën shkurt, pasojat e saja mund të jenë shumë të dëmshme. E si mos të jenë, kur bëhet fjalë për mini-tornado.
Më shpesh janë në det, siç ngjau dje në 5-6 milje nga Guri i Gjeranave. Pështjelliza është shtrirë nga retë deri në sipërfaqen e detit dhe zgjati më pak se dhjetë minuta.
Mjaftueshëm që ta fotografojë në lexues i yni, i cili na dërgoi fotografitë.