Libraria Arti: ROMAN “SHTIGJET E FATIT” TË EDITA NIMANBEGUT

EditaKëto ditë nga shtypi doli romani i parë i shkruar nga një femër shqiptare nga Ulqini. Romani Shtigjet e fatit paraqet jeten e veshtirë të femrës shqiptare përmes fatit të kryepersonazheve Hana dhe Sija që nga periudha e paluftës së Dytë Botërore e deri në ditët e sotme. I shkruar me një stil të lehtë, romani Shtigjet e fatit lexohet me një frymë dhe ngjarjet e përjetuara janë shumë pranë lexuesit dhe të identifikueshme me çdo njërin që e lexon. Vështirësitë jetësore, lufta, paqa, guximi, humbja, gëzimi, triumfi, dashuria janë motivet të cilat lexuesin do ta bëjnë më emocionues herë të qajë e herë të qeshë.
Autorja Edita Nimanbegu na sjell freski këtë verë me romanin e saj të parë dhe na befason për të mirë me temën e trajtuar duke u dëshmuar se sprovën e parë e kaloi me shumë sukses si dhe premton se në të ardhmen do të sjllë edhe romane tjera pasi që temat që ajo do të trajtojë janë të shumta dhe se ky ishte vetëm fillimi.
Redaktor i romanit është shkrimtari ynë i njohur Hajro Ulqinaku, botuar nën siglen e Librarisë Arti nga Ulqini, kopertinën e punoi vetë autorja ndërsa shtypi i librit u përkrah nga Fondi për realizimin e të drejtave të pakicave në Malin e Zi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…