Libraria Arti: U MBYLLË KONKURSI I POEZISË

“Ju njoftoj se edhe zyrtarisht konkursi i poezisë i iniciuar nga ‘ARTI’ shpallet i mbyllur”, deklaroi pronari i librarisë Gazmend Çitaku.

Ai i falënderoi “të gjithë ata qe morën guximin dhe krijimet e veta i dërguan në adrese të librarisë Arti”. “Komisioni për vlerësim do te mblidhet të enjten ndërsa të shtunën do të shpallim 3 poezitë më të arrira artistikisht. Shpërblimi kryesor është botimi i kësaj përmbledhje me poezi të cilën deri ne fund të vitit do ta nxjerri dhe secilit prej jush do t’ju takojnë nga 10 kopje”, tha Çitaku dhe shtoi: “Shpresoj se vitin e ardhshëm konkursi do te ngritët ne një nivel më te lartë, e nëse na donë puna në vend të konkursit ta bëjmë ne një festival të poezisë këtu në Ulqin”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi