Libraria „Ulqini“: U mbajt takimi me gazetarin Adriatik Kelmendi

Gazetari, publicisti e shkrimtari kosovar Adriatik Kelmendi ishte protagonisti i natës së mbrëmshme në Librarinë ” Ulqini”.

Si nip i këtij qyteti, Adriatiku mblodhi një numër të madh të familjarëve, miqëve, akterëve politik e përkrahësve të punës dhe veprimtarisë së tij.

Kjo natë iu kushtua veprimtarisë së tij, konkretisht në fushën e gazetarisë me të cilën profesionalisht mirret që 25 vite.

Kelmendi deklaroi që pas Pejës ku ka lindur dhe është rritur dhe Prishtinës ku jeton dhe vepron, Ulqini është qyteti në të cilin ndihet më së mirë në botë.

Ai për publikun e pranishëm ndër të tjera zbuloi që punën e parë në jetë e ka filluar pikërisht në Ulqin, ku ndihmonte dajën e tij që posedontë një barkë me të cilin shetistin turistët që asokohe vizitonin qytetin e Ulqinit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…

KONCERT “ZAUSTAVITE RAT – NDALENI LUFTËN”