Publicisti i njohur Ali Llunji së shpejti do të botoj monografinë për harapët e Ulqinit. Do të jetë kjo vepra më e kompletuar deri tani për këtë grup etnik i cili për gati tre shekuj e bëri Ulqinin qytetin më interesant në bregun lindor të Adriatikut.
Ali Llunji ka lindur në vitin 1939 në Ulqin, ndërsa pjesën më të madhe të jetës së tij e kaloi në Kosovë. Ka punuar në programin dokumentar të Televizionit të Prishtinës, ka shkruar prozë për fëmijë, ka botuar disa monografi dhe drama.