Libri “E meritojnë nderimin” i Gjekë Gjonajt: Një enciklopedi e figurave shqiptare

Gazetari dhe publicisti Gjekë Gjonaj vjen para lexuesit me librin e ri publicistik “E meritojnë nderimin (Figura shqiptare të shekullit XX)”, në të cilin ka përfshirë 36 personalitete të shquara kombëtare të profileve të ndryshme nga trevat e banuara me shqiptarë nga Mali i Zi, Kosova, Shqipëria dhe diaspora. Në mesin e tyre ka akademikë, gjuhëtarë, punonjës të arsimit, mjekë, gazetarë, klerikë, rapsodë, afaristë dhe mërgimtarë. Në parathënien e librit, autori tregon se qëllimi i tij ka qenë ndriçimi, respektimi dhe nderimi i figurave të njohura kombëtare, historike, arsimore, kulturore, fetare dhe atdhetare që kanë dhënë kontribut të paçmuar në vendosjen e fateve historike të atdheut, duke bërë që vepra dhe kontributi i tyre të mos harrohet kurrë.

Libri është botuar nga Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club”, me mbështetjen e Fondit për Mbrojtjen dhe Realizimin e të Drejtave të Pakicave, ndërsa është shtypur në shtypshkronjën IVPE – Cetinë. Redaktor i librit është Dr. Nexhat Avdiu, recensent Mr. Mark Lucgjonaj, redaktor teknik Gazmend Çitaku, kurse ballina është disenjuar nga Rajmond Gjonaj.

Në recensionin e tij për librin, redaktori Nexhat Avdiu shprehet se “ky libër në vetvete përbën një enciklopedi të figurave shqiptare dhe si i tillë autori ia ka arritur t’i radhisë me një vijueshmëri të ngjarjeve, peshën që zë çdo figurë e shquar e trevave shqiptare në Mal të Zi, Kosovë e Shqipëri”. Për recensentin Mark Lucgjonaj, “autori Gjekë Gjonaj nuk do asgjë më shumë me këtë libër, thjesht t’i nderojë, t’i vlerësojë e t’i vendosë në ‘Log’ para lexuesve e historianëve. Ai do që vepra e sakrifica e këtyre njerëzve mos të harrohet, sepse është i vetëdijshëm se nëse nuk njohim të shkuarën, do të humbasim të ardhmen”.

Gjekë Gjonaj ka botuar më herët librat: “Prekë Cali, piramidë e kufijve të Shqipërisë” (monografi), “Njëmendësi shqiptare”, “Gjurmëve të kohës”, “Shqipet e maleve”, “Identiteti etnolinguistik dhe kulturor i shqiptarëve”, “Bijtë e shqipes”, “Deputetët shqiptarë në Malin e Zi në periudhën e komunizmit 1946-1990”, “Zgjedhjet parlamentare dhe deputetët shqiptarë në Malin e Zi në periudhën e pluralizmit 1990-2016”. “E meritojnë nderimin (Figura shqiptare të shekullit XX)” është libri i tij i nëntë.

Ulqin, më 30. 12. 2021

SHAI “Art Club”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tiranë: MIRËNJOHJE PËR HAJDINAGËN

Drejtori i Organizatës Turistike të Ulqinit Gzim Hajdinaga ka marrë sot një mirënjohje të vlefshme në Tiranë. Unioni i Gazetarëve të Shqipërisë falënderoi Hajdinagën për kontributin e tij në promovimin e vlerave historike, kulturore dhe

Tiranë: MIRËNJOHJE PËR HAJDINAGËN
Tiranë: MIRËNJOHJE PËR HAJDINAGËN

Drejtori i Organizatës Turistike të Ulqinit Gzim Hajdinaga ka marrë sot një mirënjohje të vlefshme në Tiranë. Unioni i Gazetarëve të Shqipërisë falënderoi Hajdinagën për kontributin e tij në promovimin

E.Bakalli: PROBLEMET E ARSIMIT TË ROMËVE DHE EGJIPTIANËVE NË ULQIN
E.Bakalli: PROBLEMET E ARSIMIT TË ROMËVE DHE EGJIPTIANËVE NË ULQIN

Edhe pse ekzistojnë programet e shumta të shtetit i cili, përmes bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë dhe sektorin civil, punon për integrimin më cilësor të romëve dhe përmirësimin e gjendjes së përgjithshme

Shoqata e Gazetarëve: Dijana Dukaj fituese e çmimit për gazetarët e rinj
Shoqata e Gazetarëve: Dijana Dukaj fituese e çmimit për gazetarët e rinj

Me rastin e 23 janarit, Ditës së Gazetarisë në Mal të Zi, Shoqata e gazetarëve, ka shpërblyer gazetarët më të mirë. Në mesin e laureatëve është edhe gazetarja e RTMZ, Dijana Dukaj, e cila fitoi çmimin

Deti ynë: PESHK KA PAK, POR KAPET KALLAMARI ME PESHË MBI 1.3 KG
Deti ynë: PESHK KA PAK, POR KAPET KALLAMARI ME PESHË MBI 1.3 KG

Tash disa muaj peshkatarët e Ulqinit, njëjtë si në tërë Adriatikun, ankohen për peshkim të dobët. Mirëpo, në det dalin, sepse kjo është jeta e tyre. Në këtë periudhë të vitit kapen kallamarit të cilët

Qeveria e Malit të Zi: RRITEN KONTROLLET E MASAVE EPIDEMIOLOGJIKE GJATË FUNDJAVËS
Qeveria e Malit të Zi: RRITEN KONTROLLET E MASAVE EPIDEMIOLOGJIKE GJATË FUNDJAVËS

Ministria e Shëndetësisë, Drejtoria për Punë Inspektuese dhe Drejtoria e Policisë edhe këtë javë, nga e premtja deri të dielën mbrëma, do të ndërmarr aksionin e kontrollit të respektimit të masave epidemiologjike