Libri i ri: GJURMË TË BESMIRIT

besmirDitë më parë nga shtypi doli vëllimi më i ri poetik i autorit të ri Besmir Asllanoviq i quajtur “GJURMËT”.

Ky vëllim poetik në vete përmban 94 poezi kushtuar përditshmërisë, dashurisë dhe traditës.

Redaktore e librit është Valbona Bajri ndërsa botimi i librit u ndihmua dhe u përkrah nga Fondi për mbrojtjen dhe realizimin e të drejtave të pakicave në Mal të Zi.

Besmir Asllanoviq është i lindur në Çapraj të Anës së Malit. Me krijimtari letrare ka filluar të merret që në bankat e shkollës fillore.

Ky është libri i tij i parë.

GJURMËT

I vendos këmbët e mija në rrugë,
Udhëtar i humbur çdo herë,
Gjurmët e mija kërkoj, kërkoj të gjej vetvetën,
I gjithë gjaku ka tretur, e asnjë vlerë s’ka mbetur.
Rugët që kaloj serish të pashkelura quhen,
Për mundin që e bëj tëtjerët paguhen,
Eci rrugës serish si udhetar,
Gjurmët e të cilit do te tresin pa u parë.
Kaqë e pyesin udhetarin, ku po shkon
Udhëtari kokeulur fare nuk tregon.
Hap pas hapi, hapin nuk e ndal,
Ka harruar gjuhën, s’kujton asnjë fjalë,
Gjurmët e tija humbin kur fryen erë,
Shumë e pyesin vetën, ku shkon ky i mjerë,
Vazhdon të ecë kokën nuk e çan,
Sa më larg të iki, që të gjej paranë,
Ndoshta bëhet mire letra të fitoj,
Gjurmët që lashë rrugës, shpejt do ti harroj.
Është ëndërr e hidhur është gjurmët ti harrosh,
Në çdo rast të jetës, duhet këmbëve fort t’ju
mëshosh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi