Qendra për Studime dhe Hulumtime në Dubai “Al-Misbar” boton librin më të ri të saj në gjuhën arabe: “Islami dhe Myslimanët në Ballkan”, shkruan Gazeta Express.Qendra “Al-Misbar” për studime dhe hulumtime me seli në Dubai është bërë e njohur vitet e fundit në botën shkencore pasi që është duke u marr me studimin e lëvizjeve islame në veçanti si dhe kulturës në përgjithësi. Në këtë qendër punon një grup i përzgjedhur hulumtuesish të specializuar mbi lëvizjet islame bashkëkohore dhe historike, me një rrjet të gjerë bashkëpunëtorësh nëpër botë , madje edhe nga Amerika dhe Evropa.
Nga viti 2007 kjo qendër, çdo muaj nxjerrë nga një libër të ri.
Këto ditë Qendra në fjalë ka botuar librin më të ri, ndryshe të 89 me radhë, me titull: “Islami dhe Myslimanët në Ballkan”, i cili u promovua si libri i parë origjinal nga specialistet vendor që ka përfshirë rrjedhat historike dhe institucionale në shekullin e fundit, që nga përfundimi i sundimit osman deri ne ditët e sotme. Libri veçohet me prezantimin e Islamit tradicional të kultivuar ndërshekuj në Ballkan deri tek paraqitja e elementeve të reja me frymë rigide dhe ekstremiste të cilat dolën aty këtu viteve të fundit të saportuara dhe frymëzuara nga jashtë.
Për Islamin në Shqipëri ka shkruar Prof. Muhamet Mufaku, Xhabir Hamiti për Islamin në Kosovë, Naser Ramadani për Islamin në Maqedoni, kurse Hajrudin Muja për Islamin në Mali të Zi.
Libri përmbyllet me punimin “Feja dhe shteti në kushtetutat evropiane” me theks te posaçëm ne Ballkan e në Kosovë nga autori Amir Ahmeti.