Liderët e partive shqiptare mbi incidentin në Kuvend: E DUAN MILLON EDHE DRITANIN

LideretUdhëheqësit e partive nacionale parlamentare të Shqiptarëve kanë vlerësuar që incidenti i javës së kaluar, kur kryeministri Millo Gjukanoviq e quajti deputetin e partisë Pozitive Dritan Abazoviq “vagabond”(kopuk), ndërsa partin e tij përfaqësues të “mafisë mediatike”, është hap mbrapa në demokraci.

“Në akuza që dikush është i lidhur me mafi duhet të reagojnë organet shtetërore, ndërsa nga ana tjetër, përfaqësuesit e subjektit politik të përmendur  duhet të mbrohen nga këto akuza të rënda”, tha për “Vijesti” lideri i Forcës Nazif Cungu.

Nënkryetari i partisë së tij Genci Nimanbegu tha që mbas incidentit ka thirr Abazoviqin dhe i dha përkrahje.

Sipas fjalëve të liderit të Partisë demokratike Fatmir Gjeka, njëri deputet ka keqpërdor rregulloren, ndërsa kryeministri pa nevojë ka reaguar me nervozizëm. “E gjitha kjo është në kuadër të parlamentarizmit dhe demokracisë evropiane”, shtoi ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi