Lidhja demokratike në Mal të Zi: KUMTESË PËR OPINION

 

Të nderuar anëtarë të LD në MZ, përkrahës, qytetarë dhepërfaqësues të mediave

Siç jemi në dijeni, të dielën, më 23 tetor 2022, do të mbahen zgjedhjet lokale në disa komuna në Malin e Zi, në kryeqytetin Podgoricë si dhe në 13 komuna: në Tivar, Budvë, Tivat, Zetë, Danilovgrad, Kollashin, Zhablak, Shavnik, Bijello Pole, Plevle, Plavë, Rozhajë dhe Plluzhinë. Në mesin e tyre komunave janë edhe komunat ku shqiptarët jetojnë me shekuj, janë autoktonë dhe në të cilat, nga fillimi i shumëpartiaksisë Lidhja Demokratike në Mal të Zi ishte dhe është e organizuar politikisht, madje edhe kishte përfaqësuesit e vet legjitimë në parlamentet lokale gjegjëse që nga themelimi, konkretisht në komunën e Tivarit, Plavës, Rozhajës dhe Podgoricës.

Menjëherë pas shpalljes së zgjedhjeve, udhëheqësia e LD në MZ-sëu vu në lëvizje dhe bëri konsultime me zgjedhësit për të marrë vedimet e duhura me këtë rast. Pas analizave, duke marrë parasyshsituatën aktuale në trevat shqiptare, ku në dekadat e fundit kemi një shpërngulje të vazhdueshme të banorëve, si pasojë kemi zvogëlimin e dukshëm numrit votuesve shqiptarë, vende vende me 2/3 e në disa vende edhe shpërngulje totale. Duhet mos ta lëmë pa theksuar, si shkak ishin dhe janë nga vështirësitë ekonomike e deri te ato politike e policore. Po të përmendim arsyet ekonomike, dalin që pushteti jo vetëm që nuk investoi, por përkundrazi i mbylli, fiku,disa edhe i tjetërsoi edhe ato pak ndërmarrje të cilat punësonin banorët e këtyre trevave. Kështu në Krajë, komuna e Tivarit, e mbyllën Fabrikën e Pelimit, repartin e këpucëve të Koshutës, që së bashku punësonin mbi 250 punëtore. I hodhën në rrugë të madhe dhe i lanë pa të ardhuna.

Në Shkollën fillore “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” kishte mbi 30 mësues, arsimtarë e profesorë me mbi 550 nxënës që sot, si rezultat i presioneve të ndryshme që ndikuan në zhvendosjen e shpërnguljen e banorëve, kemi më pak se 80 nxënës…Si dëshmi e shkëlqimit dhe qëndresës në këtë drejtim, në oborr para hyrjes së kësaj ndërtese të diturisë qëndron i pamposhtun busti i Gjergj Kastriotit Skënderbeut, busti i parë në trevat shqiptare në Malin e Zi, të cilin e organizoi dhe e vendosi në mënyrë publike LD në MZ, në gusht të vitit 2001, punim mjeshtëror nga skulptori i mirënjohur shkodran, Skender Kraja, me prejardhje nga Kraja.

Nga Kraja kishte me dhjetëra punëtorë në peshkatari. Vapori, me timonierin kranjan për çdo ditë i merrte ata nga Kraja dhe i çonte në fabrikën e peshkut në Rijeka

Crnojeviq  ku punonin. Kishte shumë që merreshin me peshkim në liqe dhe kështu mbanin familjet e tyre. Por as kjo nuk ekziston më. Kishte shitore ku punonin me dhjetëra të punësuar në tregti. Ishin edhe hoteli “Rumia me disa të punësuar, Monopoli e duhanit etj. etj. etj, të cilët pushteti i mbylli, i shkatërroi dhe të gjithë ata punëtorë mbetën në rrugë të madhe. Patëm presione edhe përndjekje politike, përjashtimin e arsimtarëve nga puna, madje edhe burgosje vetëm e vetëm për arsye se ishin të përkushtuar për zhvillimin e arsimit shqip.

Pastaj, nuk duhet lënë pa përmendur aksionin famkeq policor në Malësi të quajtur, të koduar “Fluturimi i shqiponjës” (Orlov let). Aksion ky i ndërmarrë më 9 shtator 2006, mu në ditën e 16-vjetorit të themelimit të LD në MZ dhe një ditë para mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare, të parat pas shpalljes (rivendosjes) së pavarësisë së Malit të Zi. A nuk ishte kjo shumë simptomatike e kërcënuese!? Në këtë akcion policoro-politik, u burgosën me dhjetëra intelektualëshqiptarë të cilët u dënuan dhjeta vjet burg së bashku etj. etj. Janë këto, ndër të tjera, raste të planifikuara mirë nga pushteti, që ndikuan në shpërnguljen e shqiptarëve nga këto treva. Këto shpërngulje, pa dyshim, ndikuan edhe zvogëlimin e numrit të zgjedhësve – votuesve shqiptarë, të cilët votonin dhe me votën e tyre çonin në parlamentet lokale përfaqësuesit e tyre autentikë. Kështu, p.sh. në Kuvendin e Komunës së Tivar, në fillime të shumëpartiaksisë kishim katër përfaqësues (këshilltarë), pastaj në disa mandate dy këshilltarë, në zgjedhjet e parafundit një këshilltar, ndërsa në zgjedhjet e kaluara nuk kishim përfaqësues autentikë.

Po të marrim gjendjen aktuale ekonomike, politike, shtetërore, administrative e parlamentare të Malit të Zi, ku përpos rrënimit të ndërmarrjeve ekonomike, kemi daljen haptas në skenë, në forma të ndryshme, madje ardhjen në pushtet përmes ndikimit dhe marrjes pjesë në mënyrë direkte dhe indirekte në institucionet shtetërore, të strukturave të Kishës Serbe, e cila me veprimet e saja për shqiptarët dhe trojet shqiptare u bë një kërcënim i vërtetë. Duke nisur me ekspeditat kërcënuese te Kisha e Krajës, që nga viti 1989 e në vazhdim, në Kala të Ulqinit, në vendbanimin e lashtë të Shasit, me okupimin, vendosjen e objektit metalik në formë të kishës në majen e malit të Rumisë,  me anë të helikopterëve ushtarakoluftarakë të ushtrisë së Serbisë dhe Malit të Zi, më 18 qershor 2005, pastaj në Martinaj të Gucisë.

Nuk duhet lënë pa përmendur okupimet e ishujve (garicave, siç i thonë kranjanët) në liqenin e Shkodrës, po nga Kisha Serbe, që nga fillimi i  viteve të ’90, të cilat në mënyrë joligjore, klandestine, madje tash së voni arritën t’i regjistrojnë në kadastër si pronë të vetat !? Ndërtuan e po ndërtojnë, i devastuan monumentet kulturohistorike, që gjendëshin në këta ishuj, e të cilat i përkisnin padyshim popullatës së këtyre trevave dhe si vlera – të gjithëve, dashamirësve të kulturës etj. Me gjithë shkresat, kërkesat – protestat e LD në MZ në vazhdimësi, edhe në Parlamentin e MZ, nga deputetët e Lidhjes Demokratike në Mal të Zi, pushteti, as ai as ky aktual, nuk ndërmori asnjë veprim që t’i ndalojë këto devastime e kërcënime, e t’i kthejnë në gjendjen e mëparshme, çka si pasojë është eskalimi i situatës shqetësuese e destabilizuese sot në Mal të Zi.

Duke u nisur nga faktorët e mësipërm dhe sidomos Ligjit Zgjedhor diskriminues, i cili na i mori të drejtat e arritura, që pakica shqiptare të ketë përfaqësuesit e vet autentikë në Kuvendin e Malit të Zi dhe si rrjedhojë edhe në kuvendet komunale, ku shqiptarët jetojnë me shekuj, dhe pasojat që rezultuan, udhëheqësia e LD në MZ, me shpalljen e këtyre zgjedhjeve lokale, kërkoi, apeloi e propozoi që në komunat shqiptare, partitë politike shqiptare, kanë edhe një shansë për të fituar, që të dalin me një listë të përbashkët, në mënyrë që të mundësojnë grumbullimin e votës shqiptare në një vend dhe sigurimin e mandatit-ve, sepse po të dilet veç e veç me më shumë lista (madje qoftë edhe kandidatët shqiptarë në listat zgjedhore joshqiptare!?) atëherë është e vështirë të arriheen rezultatepozitive. Fatkeqësisht as kjo nisiativë, propozim e kërkesë jona, si dhe disa herë të tjera më parë, nuk hasi në mirëkuptim. Për këtë arsye, por edhe të tjera që për shkak të vendit dhe karakterit të kësaj kumtese, nuk i cekëm,  organet e LD në MZ sollën vendim që në këto zgjedhje në këto komuna mos marrim pjesë me listën tonë zgjedhore

Të nderuar votues, duke u nisur nga sa u tha më lart, ju ftojmë që të dilni në zgjedhje dhe të votoni sipas përcaktimit tuaj që del nga bindja dhe nga mundësitë që kemi për përzgjedhje. Jemi të bindur se vota e votuesve tanë nuk duhet të shkojë për ato (politika) na kërcënuan në vazhdimësi dhe po na kërcënojnë kulturën, historinë,ekzistencën, të ardhmen e fëmijëve tonë dhe trojet tona.

LD në MZ do të jetë gjithmonë me ju!

SHËRBIMI PËR INFORMIM

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Prim.Dr.Gani Karamanaga: Disa fakte nga historia e shërbimit shëndetësor në Anë të Malit dhe Krajë
Prim.Dr.Gani Karamanaga: Disa fakte nga historia e shërbimit shëndetësor në Anë të Malit dhe Krajë

Stacioni Shëndetësor  në Katërkollë  Ambulanca e parë në vitin 1949  Në Katërkollë për nevojat e shërbimit shëndetësor dhe të mbrojtjes shëndetësore të popullatës, në vitin 1949 është ndërtuar Ambulanca

CEDIS: EDHE TË PREMTEN PA RRYMË NJË PJESË E KOMUNËS SË ULQINIT
CEDIS: EDHE TË PREMTEN PA RRYMË NJË PJESË E KOMUNËS SË ULQINIT

Nga Sistemi malazez i elektroshpërndarjes (CEDIS) thanë për Portalin Ul-info se të premten, më 9 dhjetor, në periudhën prej orës 8 deri në 15,00, pa energji elektrike do të jenë këto vendbanime: Pistulla,

Tirana – Kryeqyteti Evropian i Rinisë: BAJRAKTARI FOLI NË CEREMONINË PËRMBYLLËSE
Tirana – Kryeqyteti Evropian i Rinisë: BAJRAKTARI FOLI NË CEREMONINË PËRMBYLLËSE

Kryeqiteti i Shqipërisë, Tirana, këtë vitë ishte “Kryeqyteti Evropian i Rinisë”. Sot u mbajt ceremonia përmbyllëse në Pallatin e kongreseve në Tiranë ku ishin zyrtarët e lartë dhe diplomatë ndërkombëtar.

Qendra për Kulturë: TË PREMTËN MBRËMJE ME ELENA KOCAQI
Qendra për Kulturë: TË PREMTËN MBRËMJE ME ELENA KOCAQI

NP “Qendra për Kulturë – Ulqin” nis ciklin e mbrëmjeve me temë letrare, historike, kulturore, sociale… Këtë cikël e kemi titulluar ODA, meqë tubon dashamirë në një vend dhe u jep

Në fund të vitit: NË ULQIN LEDRI VULA, ALBAN SKENDERAJ, S.QETKOVIQ…
Në fund të vitit: NË ULQIN LEDRI VULA, ALBAN SKENDERAJ, S.QETKOVIQ…

Javët e fundit të këtij viti do t’i kalojmë në një atmosferë festive, me pije, ushqim, e mbi të gjitha muzikë të mire. Në skenën e “Sweet December” me 24 dhjetor do të ngjiten: Accoustic