Lidhja rajonale e kultivuesve të ullinit: BASHKËPUNIMI DHE CILËSIA – FORMULA E SUKSESIT

Kultivimi modern i ullinit kërkon edukim dhe monitorim të vazhdueshëm të trendeve. Sepse kultivimi i ullinit tani nuk është vetëm punë e palodhur dhe përkushtim, por edhe një shkencë.

Pas dekadash neglizhence, kultivuesit tanë të ullinit mësuan më shumë nga kolegët e tyre kroatë. Ata shkuan në eventin e tyre të famshëm “Noqnjak”, nga ku shpesh ktheheshin me medalje dhe çmime, këtu u mbajtën leksione dhe trajnime praktike nga ekspertë të famshëm kroatë, dhe u lexuan revistat profesionale “Maslina” dhe “Maslinar”.

Sigurisht, ndihma dhe mbështetja erdhi edhe nga Italia, veçanërisht në fillim të ringjalljes së kësaj industrie. Le të kujtojmë se italianët dhuruan një mulli për Shoqatën tonë të Ullishtarëve.

Në kuadër të projekteve ndërkufitare IPA, u krijua një bazë të dhënash e përbashkët mbi prodhimin e ullinit për Malin e Zi, Kroacinë dhe Bosnjën dhe Hercegovinën, dhe bashkëpunimi po vendoset gjithnjë e më shumë me Shqipërinë.

Në të gjitha këto vende, ne brigjet e Detit Adriatik, kuptohet nevoja për të lidhur kultivimin e ullinit dhe turizmin, gjë që është veçanërisht e theksuar në Istria. Mund të mësoni më shumë prej tyre, sepse ky rajon kroat ka qenë ndër më të mirët në botë për 16 vjet rresht (tetë herë në vendin e parë, tetë herë në vendin e dytë!). Rajoni i Istrës dha stimuj të mëdhenj për krijimin e rrugëve të ullinit, si dhe për ndërtimin dhe pajisjen e objekteve për degustimin dhe shitjen e vajit të ullinit. Prodhuesit e produkteve autoktone përfshihen në këtë rrjet, gjë që i jep Istrës një ofertë unike. Ekziston gjithashtu një fond qarku për zhvillimin e bujqësisë dhe agroturizmit në Istria, dhe mbështetje direkte “de minimis” për fermerët e vegjël.

E gjithë kjo ndikoi që Flos Olea, një lloj atlasi i ullinit botëror, të arrijë në përfundimin se “rishikimi aktual i ullinit në Kroaci tregon një stimul të madh inovativ nga pikëpamja e kultivimit dhe prodhimit dhe një rritje vendimtare cilësore të produktit përfundimtar”.

Ky duhet të jetë një mësim për të gjithë në bregdetin lindor të Adriatikut, sepse jemi vërtet të vegjël jo vetëm në nivelin planetar, por edhe në nivelin evropian.

Kështu, për shembull, industria italiane e vojit të ullinit ka një rrjet prej rreth 620,000 prodhuesish dhe 4,240 mullinjsh. Konsumi i vojit të ullinit në atë vend arrin në rreth 440 mijë ton në vit, që është ekuivalenti i 7.5 litrave për person. Prodhuesi më i madh në botë i vojit të ullinit është Spanja, ku vitin e kaluar u prodhuan 1.4 milion ton.

Nga ana tjetër, prodhimi i ullinjve në Mal të Zi ndryshon, duke filluar nga 550 deri në 800 ton në vit, ndërsa sasia totale e vojit të ullinit të prodhuar është midis 250 dhe 400 tonëve.

Prandaj, formula për suksesin e kultivuesve tanë të ullinit, me përpjekjet dhe mbështetjen e autoriteteve kompetente, është bashkëpunimi dhe cilësia. Prefekti i Istrës, Boris Miletiq, me të drejtë thekson se “ne konkurrojmë me botën me cilësi të lartë, sepse jemi shumë të vegjël për të qenë mesatarë”.

 

Foto ne balline: Organizata turistike e Malit te Zi

 

Ky tekst është krijuar si pjesë e projektit Turizmi i Ullirit – një vend i ri në ofertën turistike, promovimin dhe zhvillimin e qëndrueshëm të Ulqinit, financuar nga Ministria e Kulturës dhe Medias, nga Fondi për Nxitja e Pluralizmit dhe Diversitetit Mediatik. Përmbajtja e këtij teksti është përgjegjësi e vetme e OJQ-së “Ul info” dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Ministrisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi