Në Sallën e madhe të komunës së Ulqinit sot u mbajt Kuvendi themelues i Lidhjes shqiptare në botë, dega Mali i Zi.
Në mbledhje të kësaj organizate shqiptare mbarëkombëtare është zgjedhur Kryesia e degës për Mal të Zi, ndërsa për kryetar të saj të parë u përzgjodh Ilir Lleshi nga Ulqini.
Ai, duke u falënderuar për zgjedhjen, tha se kjo shoqatë do të regjistrohet si organizatë joqeveritare në Mal të Zi.
Tubimin e përshëndetën kryetari i Lidhjes shqiptare në botë Simon Kuzhnini, si dhe kryetari i Komunës së Ulqinit Fatmir Gjeka.