Të shtunën, në fushën e futbollit në Katerkollë, u luajt ndeshja finale e Ligës “Ana e Malit”. Në këtë turne, tashmë tradicional, morën pjesë 8 skuadra nga të gjithë zonat e Anës Malit.
Pas një gare njëmujore, në finale arritën skuadrat e Katërkollës dhe Brajshës, të cilat në gjysmëfinale eliminuan Sukubinën, përkatësisht Shtodrin.
Në një atmosferë spektakolare, të cilën e krijuan një numër i madh i tifozëve të cilët ishin mbledhur për të përkrahur skuadrat finaliste, Katerkolla fitoi bindshëm ndaj Brajshës me rezultatin 10:4 dhe u shpall kampione e edicionit të sivjetmë të Ligës Ana e Malit.Vendin e tretë e fitoi ekipi i Shtodrit.
Lojtari më i mirë i turneut u shpall Edmir Lika nga skuadra e Brajshës, ndërsa golashënuesi më i mirë ishte Mirsad Salaj nga skuadra e Katërkollës.