Federata e futbollit të Malit të Zi i morri „Otrant Olimpikut“ tre pikë, kështu që skuadra e Ulqinit nga vendi e tetë në tabelë ra në vendin e nëntë të Ligës së dytë.
Si arsye për këtë veprim jozyrtarisht thuhet se me 2 shtator kadetët e këtij klubi nuk kanë mbërritur në kohën e caktuar në ndeshjen kundër skuadrës „Zeta“. Kjo ndeshje u regjistrua me rezultatin 3:0 për ekipin e Zetes.
Përndryshe, „Otrant Olimpik“ nesër në fushë të vet, me fillim në ora 14:30, do të takohet me „Çelikun“ nga Nikshiqi.
Tabela e Ligës së dytë mbas xhiros së 9.
1. | Mornar | 9 | +11 | 17 |
2. | Mladost Lj. 1970 | 9 | +8 | 17 |
3. | Bokelj | 9 | +8 | 16 |
4. | Lovćen | 9 | +4 | 16 |
5. | Berane | 9 | +3 | 16 |
6. | Igalo | 9 | +3 | 14 |
7. | Jezero | 9 | +1 | 14 |
8. | Ibar | 9 | -2 | 11 |
9. | Otrant-Olympic (-3) | 9 | +3 | 10 |
10. | Jedinstvo | 9 | -11 | 7 |
11. | Čelik | 9 | -10 | 4 |
12. | Cetinje | 9 | -18 | 1 |