Ligjërata e P.Royster në Qendër për kulturë: EDHE ULQINI ËSHTË SHTËPIA IME

1456763_620491234682012_1103737_nKryetarja e Qendrës afro-amerikane për hulumtim Paula D. Royster ka mbajtur të enjten në Galerinë e Qendrës për kulturë, ligjëratë në temën “Afrika e shpërndarë – krijimi i një Amerike më të përsosur”.

Para sallës së mbushur plotë ajo në mënyrë frymëzuese ka folur për luftën e Zezakëve të SHBA-së për arritjen e të drejtave të veta themelore të njeriut dhe qytetare.

Kjo profesoresh amerikane ka thënë që gjatë jetës së vet ka kërkuar diçka çka do ta lidhte me paraardhësit e saj. “Dhe e gjeta, kështu që shtëpia ime është dhe Ulqini, dhe Franca, dhe Porto Riko, si dhe të gjithë vendet tjera ku në mënyrë të dhunshme ose vullnetare janë vendosur njerëzit nga Afrika”, shtoi ajo.

Royster është falënderuar Ulqinakëve për marrëdhënie humane ndaj Zezakëve si dhe familjeve të tyre që këtu jetojnë me shekuj, e të cilët nëpër Tripoli dhe Bengazi kanë mbërritur nga Sudani, Çadi, Nigeria dhe Etiopia.1457569_620490864682049_499332862_nSipas fjalëve të saja, vallja ulqinake “Dum Sharaveli” ka elemente të valles tradicionale afrikane, sidomos vallëzimi në rreth. “Kjo është ajo çfarë ka mbetur, çka vërteton që Zezakët në Ulqin kanë ardhur nga Afrika”, përfundoj Royster.

Të enjten ajo u takua dhe me kryetarin e komunës së Ulqinit Nazif Cungun.

Organizatorët e qëndrimit të saj në Ulqin janë OJQ “Horizonti i ri”, Portali “UL-info”, Komuna e Ulqinit dhe Ambasada e SHBA-së në Podgoricë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

KONCERT “ZAUSTAVITE RAT – NDALENI LUFTËN”

Media for All: NË ULQIN MBAHET KONFERENCA E MEDIAVE RAJONALE

Horizonti i Ri: TUBOHEN PËRFAQËSUESIT E MEDIAVE KRYESORE NË GJUHËN SHQIPE

Qendra për kulturë: TË MARTËN FILLON “SKENA VERORE – ULQIN 2022”
Qendra për kulturë: TË MARTËN FILLON “SKENA VERORE – ULQIN 2022”

Qendra për Kulturë njoftoi se të martën, më 5 korrik, do të shënohet zyrtarisht fillimi i “Skenës Verore – Ulqin 2022”. Hapja e këtij festivali

Podgoricë: KRIPORJA PRONË E SHTETIT, AKSIONARËT PO PËRGATITIN PADI
Podgoricë: KRIPORJA PRONË E SHTETIT, AKSIONARËT PO PËRGATITIN PADI

Toka e Kriporës së Ulqinit, gati 15 milionë metra katrorë, është e regjistruar këtë javë në kadastër si pronë e shtetit të Malit të Zi,

OT: MBI 15 MIJË TURISTË QËNDROJNË NË RIVIERËN E ULQINIT
OT: MBI 15 MIJË TURISTË QËNDROJNË NË RIVIERËN E ULQINIT

Në ditën e parë të korrikut të këtij viti në rivierën e Ulqinit pushojnë 15.097 mysafirë, është kumtuar ngaOrganizata Turistike. Siç thuhet, më shumë se

Sella: DO TË RRITET BUXHETI PËR MBËSHTETJEN E TË TË RINJVE
Sella: DO TË RRITET BUXHETI PËR MBËSHTETJEN E TË TË RINJVE

Nënkryetari i Komunës së Ulqinit Beqir Sella tha që administrata e re është dhe do të jetë në mbështetje të të rinjve dhe projekteve me

Gjeka Nënave të Srebrenicës: JU JENI EDHE NËNAT TONA
Gjeka Nënave të Srebrenicës: JU JENI EDHE NËNAT TONA

Ministri për drejtat e njeriut dhe pakicave në Qeverinë e Malit të Zi Fatmir Gjeka dhe perfaqësuesi i Aleancës Qytetare Milan Radoviq dhuruan sot një