Ligji i mirë vetëm për Qeverinë: TË PAKËNAQUR DHOMA DHE OJQ, KOMUNAT KOTOR, HERCEG – NOVI, BUDVA, PLAVË; ULQINI HESHT

PlanPropozimi i Ligjit të ri për planifikim hapësinor dhe ndërtim, i cili do të jetë në rend të ditës të Kuvendit të Malit të Zi javën e ardhshme, duket se është vetëm sipas qejfit të Qeverisë.

Ministri i zhvillimit të qëndrueshëm dhe turizmit Pavlle Radulloviq është i bindur se me këtë akt juridik më në fund do të rregullohet në mënyrë cilësore planifikimi dhe menaxhimi i hapësirës.

Por, kështu nuk mendojnë në shoqatat profesionale, sektorin civil dhe një sërë vetëqeverisjes lokale.

Sepse, me këtë akt komunat humbin kompetencat burimore dhe një pjesë e madhe e të ardhurave dhe praktikisht do të shndërrohen në bashkësi lokale. Kryetarët e Komunave të Budvës, Herceg Novit, Kotorrit dhe Plavës kanë thënë ky ligj sjell centralizim dhe zënien e resurseve, si dhe apeluan tek deputetët që mos të jenë të pranishëm në mbledhjen e Parlamentit.

Nga Dhoma e inxhinierive të Malit të Zi kanë njoftuar se janë dënuar me Propozimin e këtij ligji, ndërsa profesioni është nënvlerësuar si asnjëherë më parë në histori të këtij vendi.

Në Ulqin publikisht në këtë propozim Ligji kanë reaguar vetëm disa parti opozitare dhe OJQ, por jo edhe nga administrata lokale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi