Në pushtetin e ri lokal në Ulqin do të jenë dy nënkryetar të Komunës. Kjo zgjidhje është paraparë me Ligjin e ri të miratuar për vetëqeverisjen vendore.
„Është treguar e panevojshme që vetëqeverisja vendore të ketë katër nënkryetar“, thonë nga Ministria e administratës publike.
Ulqini, mbas rikompozimit të pushtetit në vitin 2016, ishte komuna me ma së shumti nënkryetar në Mal të Zi.