Ligji: KOMPETENCAT E GJËRA PËR KONTROLLORIN BECI

Safet Beci 1Kontrollori në Komunë të Ulqinit në emër të “treshes opozitare”, funksionari i URA-së Safet Beci, do të ketë kompetenca shumë të gjëra.

Sipas dispozitave të Ligjit për implementimin e marrëveshjes për krijimin e kushteve për zgjedhje të lira dhe fer, Beci do të ketë detyrë të përcjellë dhe kontrollojë përdorimin e resurseve të komunës ku përfshihen: mjetet e buxhetit të komunës, gjërat e paluajtshme dhe të luajtshme (ndërtesat dhe hapësirat zyrtare, makinat zyrtare), ndihmat sociale, si dhe mjetet për financimin e reklamimit të paguar.

Po ashtu thuhet se pa pëlqim të tij të nënshkruar (bashkënënshkrim) nuk mund të themelohet dhe as anulohet marrëdhënia e punës, as të lejohet përdorimi i resurseve komunale, të gjitha me qëllim që në procesin zgjedhor të parandalohet përdorimi i tyre në kundërshtim me ligjin.

Përcjellja dhe kontrollo i përdorimit të resurseve vlen prej datës 1 janar deri në mes të tetorit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…