Ministria e Administratës Publike organizon tryezat e rrumbullakëta për shqyrtimin publik të Projekt Ligjit për Ndryshimet dhe Plotësimet e Ligjit për Polici Komunale.
Tryeza e rrumbullakët në Tivar do të mbahet me 3 korrik të vitit 2019, me fillim në ora 11, Sala e madhe e Kuvendit të Komunës së Tivarit për komunat: Tivar, Ulqin, Budve, Kotorr, Tivat dhe Herceg Novi.
Shqyrtimi publik për Projekt Ligjit për Ndryshimet dhe Plotësimet e Ligjit për Polici Komunale filloi me 1 qershor të vitit 2018, me publikimin e thirrjes publike për pjesëmarrje në diskutim, të tekstit të Projekt ligjit me arsyetim dhe Programit të shqyrtimit publik në faqen e internetit të Ministrisë së Administratës Publike dhe në portalin e-uprava (e-administrata).