Në seancën e djeshme konsultative në Kuvendin e Malit të Zi rreth Propozim ligjit për ullishtari ishin të pranishëm përfaqësuesit e gjashtë shoqatave të ullishtarëve. Prej tyre tre ishin nga Ulqini: Shoqata e ullishtarëve Ulqini, Valdanos dhe Ana e Malit.
Gjatë mbledhjes së Këshillit për turizëm, bujqësi, ekologji dhe planifikim hapësinor janë thënë një sërë vërejtjesh për draftin e këtij akti ligjor.
Përfaqësuesit e ullishtarëve, përndryshe, pyetën ministrin e bujqësisë Petar Ivanoviq pse në ligjin e ri, si në atë të mëparshmin, nuk ekzistojnë dispozitat për mbrojtjen e ullishtës në Valdanos si e mirë natyrore dhe kulturore. Ato po ashtu kanë theksuar që me këtë akt ligjor duhet të parashikohet a është kjo hapësirë tokë bujqësore apo ndërtimore.
Ivanoviq iu përgjigj që kjo temë nuk ka lidhje me ligjin e përmendur dhe që adresa për këtë çështje është ministria dhe institucionet tjera.