Banka zhvillimore gjermane KfW ka aprovuar 3,5 milion euro grant për Kriporen e Ulqinit, ka deklaruar nënkryetarja e Komunës së Ulqinit Zenepa Lika.
Ajo për Radion e Malit të Zi ka thënë se parakusht për marrjen e këtyre mjeteve është që Kripoja të regjistrohet në Listën Ramsar të zonave të mbrojtura kënetore.
“Kjo është shumë e madhe e cila do të ndihmonte që hapësira e devastuar e Kripores dhe infrastruktura e saj të sanohet”, shtoi Lika.
Qeveria malazeze tash disa muaj refuzon që Kriporen ta dominojë në zonën Ramsar.