Llolla Dent: PËR DITËN E FËMIJËVE ME PENGESA NË ZHVILLIM

Miradin LlollaDuke e konsideruar gjuhën e prindërve si gjuhën më të çmuar të kurajos njerëzore, vendosa që fillimisht, si një prind, të takohemi sot me ju, për të përçuar mesazhin kryesorë – për t’ju thënë që nuk jeni vetëm në sakrificën tuaj, në vuajtjet dhe gëzimin, në pengesat dhe sukseset, në dobësinë dhe forcën, në kërkesat dhe nevojat që çdo prind ndien në rritjen e fëmijës me pengesa në zhvillim – që i përkasin spektrit të autizmit, dhe jo vetëm.

Përpara se t’ju drejtohem si një profesionist, unë jam një prind i cili jeton realitetin tuaj në përditshmëri.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) në 1 prill 2019, pra jo më larg se dje, rikonfirmoi prevalencën 1 në 160 fëmijë me çrregullime të spektrit të autizmit. OBSH-ja pranon që bëhet fjalë për një shifër mesatare dhe që studime të tjera, siç konfirmojnë të dhënat e publikuara nga organizata amerikane Autism Speaks, tregojnë norma dukshëm më të larta. Autism Speaks, para rreth një viti raportoi rritje vjetore të incidencës prej 15%, ose më saktë, 1 në 59 fëmijë në SHBA që kanë çrregullime të spektrit të autizmit. Pra, autizmi ngadalë po kthehet në një realitet të pashmangshëm që nuk paragjykon askënd, pra mund të prekë çdo familje njëlloj – pavarësisht statusit socio-kulturor apo ekonomik. Këtë fakt e aprovoi edhe rezultati i studimit në 650 mijë fëmijë në Danimarkë, I cili eliminoi dyshimet që vaksina e fruthit (MMR) mund të jetë shkaktare e autizmit tek fëmijët.

Ndërkohë, në vitin që lamë pas u përurua në Podgoricë Qendra e specializuar e autizmit, çrregullimeve në zhvillim dhe psikiatrisë pediatrike, megjithatë çështja e trajtimit të fëmijëve me çrregullime në zhvillim, në hapësirat shqipfolëse në Mal të Zi, mbetet ende e pa adresuar. Ne nuk disponojmë me një të dhënë rreth numrit të fëmijëve të prekur, ndërkaq mungesa e programeve të specializuar në gjuhën shqipe, na lë ne si prind dhe fëmijët tanë në mëshirën e fatit.

Nga pikëvështrimi i stomatologjisë, më lejoni të nënvizoj rëndësinë e masave për parandalimin e sëmundjeve të dhëmbëve dhe periodontale tek fëmijët me çrregullime në zhvillim. Prevalenca e kariesit dhe sëmundjeve periodontale është relativisht e lartë, ndërkaq menaxhimi i rasteve është i vështirë dhe tejet problematik. Ne nuk kemi klinika apo spitale dentare të specializuar për trajtimin e rasteve të rënda tek fëmijët me çrregullime. Rrjedhimisht, duhet kushtuar vëmendje e veçantë mirëmbajtjes së shëndetit oral të fëmijëve me çrregullime në zhvillim. Kjo kërkon durim, si nga ana e prindit, ashtu edhe nga ana e profesionist i cili përballet me raste të tilla në praktikë.

3 janë këshillat bazë që do ndaj me ju sot, të cilat nuk duhen neglizhuar në asnjë rast:

1 – Të asistuarit e fëmijës në larjen e dhëmbëve, të paktën 2 herë në ditë, me pastë dhëmbësh që përmban fluor.

2 – Konsulta të rregullta dentare që në moshën 3-vjeçare të fëmijës për qëllime kontrolli të shpeshtë; Fëmijët me çrregullime shpesh nuk janë në gjendje të shprehen rreth shqetësimeve që ndiejnë nga dhimbja që ju shkakton kariesi apo ndonjë sëmundje tjetër e gojës. Ndaj, vizitat te mjeku dentist janë thelbësore për ndërhyrje në kohë.

3 – Diagnostikimi i hershëm mund t`i kursejë shumë vuajtje fëmijës tuaj. Duhet të kemi parasysh që ndërhyrjet specifike për raste të rënda, që përfshijnë masa deri në aplikimin e anestezisë së përgjithshme, realizohen vetëm në klinika/spitale të specializuara që përmenda më lart.

Në cilësinë e drejtuesit të klinikës Llolla Dent, me ndihmën e kompanisë Meditas, kam vendosur që këtë prezantim të shkurtër t’a shoqëroj me një dhuratë e cila do ju ndihmojë në aplikimin e këshillave që sapo i përmenda.

Qëndroj me shpresën që në të ardhmen, të gjithë bashkërisht, do ndikojmë që kushtet për të shtrenjtit tanë sado pak të përmirësohen, ndërkaq do vijoj të jem në dispozicionin e të gjithë qytetarëve të Ulqinit, pa dallim – si profesionist dhe bashkëqytetari juaj. (Miradin Llolla)

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Bajraktari me bashkëpunëtorët dhe drejtuesit e Otrant Olympikut në Shtëpinë e Futbollit: ULQINI SË SHPEJTI DO TË KETË STADIUM MODERN FUTBOLLI
Bajraktari me bashkëpunëtorët dhe drejtuesit e Otrant Olympikut në Shtëpinë e Futbollit: ULQINI SË SHPEJTI DO TË KETË STADIUM MODERN FUTBOLLI

Kryetari i Komunes Omer Bajraktari me bashkepuntor dhe perfaqesues te klubit Otrant Olympic u prit sot ne takim nga presidenti i Federates se Malit te Zi Dejan Saviqeviq dhe sekretari Miomir Gjurgjevac.

Të premten në Kala: Përurimi i dy librave të Adriatik Kelmendit
Të premten në Kala: Përurimi i dy librave të Adriatik Kelmendit

  Promovimi i dy librave të njohur, të autorit Adriatik Kelmendi, do bëhet në hapësirat e Muzeut të Ulqinit, të premten nga ora 20:30, në Kalanë e Ulqinit. Këtë e bëri të ditur vet drejtori i Klan

Policia: ARRESTOHET PERSONI ME 54 GRAMË MARIHUANË
Policia: ARRESTOHET PERSONI ME 54 GRAMË MARIHUANË

Mbrëmë rreth orës 19:30 policia ka ndaluar veturën në Kodra dhe ka kontrolluar shoferin P.P. (42) nga Tivari, është bërë e ditur nga Drejtoria e policisë. “Aty është gjetur një pako PVC me lëndë narkotike

Qeveria e Malit të Zi: NGA NESËR MË TË LIRË ÇMIMET E KARBURANTIT
Qeveria e Malit të Zi: NGA NESËR MË TË LIRË ÇMIMET E KARBURANTIT

Nga e martja do të ketë zbritje të re në të gjitha llojet e karburanteve nga nëntë deri në 12 cent në pompa, shkruajnë mediat. Eurosuper 98 do të kushtojë 1.39 euro, Eurosuper 95 do të kushtojë 1.35 euro,

Keshilli Organizativ : PROTESTA NË KRYTHË SHTYHET PËR JAVËN E ARDHËSHME
Keshilli Organizativ : PROTESTA NË KRYTHË SHTYHET PËR JAVËN E ARDHËSHME

Ju informojme se pas ngjarjes tragjike te ndodhur ne qytetin e Cetines dhe ne shenje repekti ndaj familjeve te viktimave, Keshilli Organizativ i protestes se banoreve te Krythes dhe Mërkotit kane marre