Ndërtimi i hotelit të ri në Ulqin, në vendin e ish-Galebit, ka gjasë të jetë pjesë e rendit të ditës së mbledhjes së Qeverisë së Malit të Zi e cila do të mbahet të enjten, mëson Portali Ul-info.
Pak kohë më parë, kompania “Sunny Palace” nga Kotori ka blerë këtë lokacion.
Mirëpo, realizimi i këtij projekti është i kushtëzuar nga rregullimi i marrëdhënieve ndërmjet pronarit të ri dhe Qeverisë së Malit të Zi.
Marrëveshjen për rregullimin e marrëdhënieve të ndërsjella, me afat të sakta për ndërtimin e hotelit, e kanë lidhur kompania shtetërore “Riviera e Ulqinit” dhe “Sunny Palace”.