Në Lokalitetin arkeologjik të Shasit janë në realizim vazhdimi i punimeve që kanë filluar më:
– 2012 nga Muzeu popullor i Malit të Zi, Komuna e Ulqinit dhe Qendra për Kulturë e Ulqinit;
– 2015-2016 nga Muzeu popullor i Malit të Zi, Komuna e Ulqinit dhe Qendra për Kulturë e Ulqinit;
– 2017 nga Muzeu popullor i Malit të Zi, Komuna e Ulqinit dhe Qendra për Kulturë e Ulqinit;
– 2019 nga Qendra për konservime dhe arkeologji e Malit të Zi, Komuna e Ulqinit dhe Qendra për Kulturë e Ulqinit.
Në vitin 2020 planifikohet të vazhdojnë aktivitet si vijojnë:
– Qëndra për Konservime dhe Arkeologji e Malit të Zi dhe Komuna e Ulqinit – Zyra e projekteve IPA të Komunës së Ulqinit, Qendra për Kulturë e Ulqinit me projekte të financuara nga Ministria e Kulturës së Malit të Zi dhe fondet IPA;
– Fillimi i realizimit të përfundimeve të takimit profesional Lokaliteti arkeologjik i Shasit – masat mbrojtese të mbajtur më 29 shtator 2019 me Drejtorinë për Ruajtjen e Trashëgimisë Kulturore – Ministrinë e Kulturës së Malit të Zi, Drejtorinë për Mbrojtjen e Pronës Kulturore – Ministrinë e Kulturës së Malit të Zi, Zyrën e UNESCO-s – Ministria e Kulturës së Malit të Zi, Qendra për konservime dhe arkeologji e Malit të Zi, Kryetari i ICOMOS-sit ndërkombëtar me përfaqësues të ICOMOS-it, Sekretariati për administartë dhe veprimtari shoqërore – Komuna e Ulqinit, Qëndra për Kulturë Ulqinin me njësinë punuese Muzeun e Ulqinit.
Projektet që do të realizohen në vitin 2020 janë publikuar në Programin për mbrojtjen dhe ruajtjen e të mirave kulturore për vitin 2020, Cetinë dhjetor 2019 dhe në faqen e internetit të programit Trilateral IPA, ku projekti është fituar nga Zyra e projekeve IPA – Komuna e Ulqinit të publikuar më 30 tetor 2019.
Lokaliteti arkeologjik i Shasit, gjatë kohës që është në përgatitje për realizimin e punimeve të lartëpërmendura dhe gjatë kohës së realizimit të punimeve, në bazë të Ligjit për mbrojtjen e të mirave kulturore të Malit të Zi dhe Rregulloren për llojet, kushtet dhe metodat e hulumtimit, llojet dhe përmbajtja e dokumenteve kërkimore dhe përmbajtjes së studimit për mbrojtjen dhe mbrojtjes së të mirave kulturore dhe standardeve të gjitëpranuara bashkohore për Lokalitetet arkeologjike, Lokaliteti arkeologjik i Shasit do të jetë i mbyllur për vizitorët që nga 15 shkurt 2020 deri në përfundimin e punëve të lartpërmendura.
Punimet të cilat janë në realizim, pastrimi nga shkurret, kryerja e masave konservuese të preventives, mbrojtja integrale e të ngjajshme kanë për qëllim mbrojtjejen dhe administrimin bashkëkohor të lokalitetit arkeologjik të Shasit në bazë të Ligjit për mbrojtjen e të mirave kulturore dhe normave bashkëkohore për Lokalitet arkeologjike.
Komuna e Ulqinit – Zyra e Projekteve IPA, Qendra për kulturë Ulqin dhe Qendra për konservime dhe arkeologji e Malit të Zi