LSI: DELEGACIONI NGA ULQINI DJE NË TIRANË

Edmond HaxhinastoMinistri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto, priti të enjten në një takim Kryetarin e Komunës Ulqin Fatmir Gjeka, deputetin Dritan Abazoviq, dhe Skender Elezaga, përfaqësues të komunitetit shqiptar të zonës së Ulqinit, u kumtua nga Lëvizja socialiste për integrime (LSI).
Në këtë takim u diskutua projekti madhor i korridorit Adriatiko-Jonian dhe rëndësia e kalimit të tij sa më pranë zonës së Ulqinit, për të ndihmuar në aktivitetin ekonomik të kësaj zone.

Ministri Haxhinasto vlerësoi bashkëpunimin midis dy qeverive për realizimin e korridorit Adriatiko-Jonian. Për këtë projekt, të dyja vendet kanë ngritur një grup të përbashkët pune për të realizuar përcaktimin e gjurmës në territorin e dy vendeve.

U diskutua gjithashtu progresi për realizimin e rrugës së Podgoricë-Tamarë-Plavë e Guci, rrugë e cila u inspektua para pak javësh nga Ministrat e infrastrukturës së të dy vendeve.

Gjatë këtij takimi, theksi u vu tek rëndësia që kanë këto dy projekte rrugore për zhvillimin ekonomik të banorëve shqiptar dhe malazez të zonave të Ulqinit, Shkodrës dhe zonave të tjera në dy anët e kufirit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Ulqini kishte privilegje të veçanta në perandori

Në shtetin romak, qytetarët ilirë (Olciniatët) dhe Ulqini si seli e tyre gëzonin pozicionin e një qyteti me privilegje të veçanta (oppidum civium Romanorum). Në epokën e Bizantit ky qytet ishte seli peshkopale dhe porti