Lulgjuraj: NË KOMUNË TË ULQINIT KAOS JURIDIK

Opstina-Ulcinj_Komuna-e-Ulqinit_Ish kryeadministratori në komunë të Ulqinit Pjeter Lulgjuraj ka deklaruar që mosekzistimi i kryeadministratorit në vetëqeverisjen lokale krijon ndjesinë e pasigurisë tek personat fizik dhe juridik. “Tentimi i kryetarit të komunës Nazif Cungu që si person përgjegjës në punët nga sfera e këtij organ të emëroj apo autorizoj këdo, është i paligjshëm. Sistemi juridik i Malit të Zi nuk njeh institucionin e ushtruesit të detyrës të kryeadministratorit”, tha ai për “Dan”.

Sipas fjalëve të tija, është e mjaftueshme të dërgohet ankesa në Gjykatë administrative dhe të gjitha aktet do të anulohen. “Po ashtu, shumë sekretar në komunë janë ushtrues detyre që është nonsens. Pra, kemi situatën ku qeverisja lokale funksionon në mënyrë të paligjshme jo nëntë muaj, por dy vite”, shtoi Lulgjuraj.

Ai theksoi që përgjegjësia për kaos juridik ka dhe Inspekcioni administrativ.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Hajro Ulqinaku: Ulqini na qenka Parajsa në Tokë!

Të gjithë ne jemi të vdekshëm, vetëm deti dhe libri janë të përjetshëm. As populli nuk mundet të ruajë në kujtesë sa një libër. Ulqini është një histori e moçme prej 2500 librash të pashkruara.