Dualizmi i dytë i këtij lum është shprehur me rrjedhën e tij nëntokësore. Hulumtimet e shkencëtarëve kanë treguar që shtrati i dikurshëm i Bunës ishte rreth 40 metër më i lartë krahasuar me terrenin e sotëm të shkëmbit themelor në Fraskanjel. Lumi Buna ka mbuluar shtratin e vjetër me zall. Mbi zall janë shtruar sedimente të argjilës të papërshkueshëm nga uji mbi të cilët rrjedh shtrati i sotëm i lumit Buna. Kështu sot, rrjedh në të njëjtin drejtim kah deti, njëra mbi tjetrën, rrjedha sipërfaqësore e lumit Buna, ndërsa në thellësi rreth 10 deri në 15 metër rrjedha nëntokësore e lumit Buna!? Rrjedha nëntokësore, poashtu, rrjedh nga veriu në jug dhe mund të cilësohet si rrjedh e ujit në tubën nëntokësoretë mbushur me zall. Rrjedha e poshtme është e njohur me burimin Lisën – Bore, nga i cili Ulqini në pjesën më të madhe furnizohet me ujë.