Dualizmi i tretë realizohet në deltën e Bunës – ky lum ndahet në dy pjesë dhe si rrjedha të veçanta derdhen në det, ndërsa dualizmi tjetër i lumit Buna pasqyrohet me oscilimet e dyfishta të nivelit të ujit. “ Dualizmi i karakteristikave jo gjithmonë rrit cilësinë e dukurive natyrore, por karakteristikat e dyfishta të lumit Buna rrisin pasurinë e karakteristikave strukturore të saj, e me këtë dhe vlerën e përgjithshme të saj si fenomen natyror”, thotë profesori Mihajllo Buriq.