M.Abazi: PJESËMARRJE E SUKSESSHME NË PANAIRIN E TURIZMIT NË STAMBOLL

Panairi, SajamNesër në Stamboll përfundon panairi turistik – EMMIT 2016, në të cilin ofertën e Ulqinit e prezantoi Organizata lokale turistike.

Sipas fjalëve të anëtarit të Këshillit ekzekutiv të OT-së Munib Abazit, vërehet interesimi i konsiderueshëm i turistëve nga Turqia për pushim në rivierën e Ulqinit. “Stenda jonë ishte shumë e vizituar, ndërsa ne kemi lidhur kontaktet me turoperatorët e mëdhenj nga ky vend”, tha ai.

Abazi shtoi se stendën e vizituan edhe përfaqësuesit e Ambasadës së Malit të Zi në Turqi, por edhe të diasporës.

EMMIT këtë vit mbahet për të 20 herë dhe bënë pjesë ndër pesë panairet më të mëdhenj turistik në botë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi