M.Abazi: SALLA E QENDRES NË GJENDJE TË TMERRSHME

Munib AbaziRegjisori Munib Abazi na shkroi se para dy ditësh nisi me trupin teatral një provë të vogël në qendër duke u përgatit për një vizitë qendrave për fëmijë me aftësi të kufizuara (të cilat në Ulqin ekzistojnë 3 – fatkeqësisht!)…

Në qendër na priti një gjendje pothuaj dëshpëruese ku nuk patëm mundësi të bënim prova e kjo shkaku i ujit i cili me te madhe pikonte mu në skene, pra lirisht me çadër duhej të kalohej atypari!!!

Me ketë rast, dëshiroi të bej apel, me qellim shumë të mirë, që institucionet lokale ti vejnë dorë dhe sa më shpejt të bëjnë riparimin e çatisë!!!

Për mendimin tim, më e frytshme do ishte të investohej momentalisht në Qendër për kulturë, duke riparuar këto mungesa, si dhe ndriçimin, zërimin dhe foninë në këtë qendër, ku është e pamundur të bëhet edhe më e vogla gjë pa mjete, se sa të bëhet pritja e Vitit të Ri, e cila për ulqinaket shumë shpejt ka mu harru si të ishte një ëndërr e keqe!!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…