M. Bardhi: GABOVE, ZOTËRI KRYEMINISTËR GJUKANOVIQ!

Mehmet BardhiIncidenti që ndodhi  më 21 nëntor 2013, në Kuvendin e Malit të Zi, kur në debatë e sipër parlamentare, në seancën plenare gjatë ORËS SË PREMIERIT,  kryeministri Millo Gjukanoviq,  deputetit më të ri në Kuvendin e MZ, të partisë “Mali i Zi Pozitiv”, z. Dritan Abazoviq, i tha “bitango” , në gjuhën shqipe: batakçi, horr, kopuk, vagabond, endacak, faqezi (Fjalori serbo-kroatisht shqip, Instituti Albanologjik, Rilindja, Prishtinë, 1989) kapërceu çdo kufi  të normave  demokratike parlamentare po edhe kufijt e një mirësjelljeje njerëzore, etike të çdo pikënisjeje, i cili nuk do të guxonte të ndodhte.

Edhe diçka, kësisoji ose diçka e tillë në fund të fundit, ndoshta edhe do të mund të arsyetoj, sikur të ndodhte në kulmin e acaruar të ndonjë debati në mes të deputetëve (kemi raste edhe në demokracitë e zhvilluara), por jo, assesi në relacionin qeveri – kuvend, e aq më pak kryeqeveritar – deputet, në seancën plenare, në transmetim drejtpërsëdrejti televiziv!?

Këtë incident,  Kolegiumi i Kryetarit të Kuvendit, sa më parë  duhet të vejë në rend të ditës. Ta analizojë seriozisht rrjedhën, prej shkakut deri te pasojat. Sigurisht duhet të ketë epilogun. Pritat.Pusitë… nuk i ndihmojnë të mirës.

Pa hyrë në aryet politike, ekonomike zhvatëse, etniko-nacionale ose të tjera, të cilat, fatkeqësisht, në politikat në Mal të Zi, nuk mund të përjashtohen, por janë  prezent, herë-herë edhe dominojnë, si shkak apo pasojë, pikësëpari për hir të përcaktimeve demokratike të miat dhe të LDnë MZ dhe në emër të  përvojes sime të gjatë e të pasur parlamentare, jetësore e shoqërore-politike, po edhe edukativo arsimore,  them:

GABOVE,  zotëri kryeministër Gjukanoviq!

Për shumë arsye:

Së pari,  nga pikëpamja e traditës së maleve…

Së dyti, është KUVENDI, dhoma më e lartë e përfaqësuesve të popullit;

Së treti, aty në atë Kuvend, nga deputetët e po këtij Kuvendi, kuptohet nga shumica,  ju jeni zgjedh KRYEMINISTËR dhe bazuar nga kjo kierarhi Ju, Qeveria Juaj i paraqet dhe i jep  llogari kuvendit, pra kuvendarëve – deputetëve, por tash të gjithëve, edhe pozitës edhe opozitës;

Së katërti, këtu, në MZ, deputetët (81) dhe kryetari i MZ (1) janë përfaqësuesit e vetëm drejpërsëdrejt të zgjedhurit e popullit, cilëtdo qofshin;

Së pesti, Ju, jeni më i vjetër edhe nga mosha edhe nga përvoja. Raporti  2:1. Duhet të kishit menduar, radha ishte e Juaja, që ta ndalni vetën, “guximin”. Ta frenoni “krenarinë” personale, nacionale malazeze, sepse, (as) në këtë rast, nuk ishte aleatja e Juaj!

Së gjashti fjalori i Juaj, shpesh herë i sforcuar nga ashpërsia deri në banalitete (fyerje, madje edhe kërcënime(!), në publik, si kryeministër, askush që ia do të mirën NJERIUT, nuk i  thotë “marshalla”, nuk thotë “aferim”, nuk thotë “bravo” e kurrësesi “Të lumtë”.

Së shtati, z. Kryeministër, Ju as nga pozita e premierit e aq më pak nga pozita e kryetarit të partisë më të nadhe të pozitës, tash më se dy dekada, nuk guxoni as të tentoni të ndalni kritikën e opozitës, e jo më të përdorën fjalë të rënda fyese e kërcënuese, sepse dihet, është aksiomë – roli i saj historik në shumëpartiaksinë demokratike,  është kritika ndaj pozitës e qeverisë.

Mund të rreshtoj edhe mjaft arsye e argumrnte të tjera e që flasin për GABIMIN, në një anë, e fort, fort pak, ose aspak të arsyetojsh atë, në anën tjetër.

Prandaj, Zotëri Kryeministër, mendoj se është koha të ndërrohet pllaka. Për gabime, më së paku ajo çka duhet bërë, është të kërkohet falje dhe mos të përsëritën. Në cilësinë jo të këshilldhënësi, por në favor të ndërtimit të demokracisë dhe të narrëdhënieve demokratike shoqërore, njerëzore dhe ekonomike, po edhe (ndër)nacionale, po ju them që të mblidhni guximin, dhe të shkoni në Kuvend dhe  në seancën e parë të radhës të mbledhjes së parë, në fillim të saj, të dilni në foltore, dhe ashtu si atë ditë, që nga banka, nga vendi i drejtuat deputetit Dritan Abazoviq, atë (-o) fjalë fyese, nënçmuese e kërcënuese, që unë as në këtë çast, duke shkruar këtë opinion, që ndoshta do ta bëj publik, nuk kam forcë as ta përsëris, nga foltorja t’i kërkoni falje. T’u kërkoni falje kuvendarëve e Kuvendit, e njëkohësisht edhe mbarë publikut, atij që atë ditë ju ka përcjell përmes mediave audiovizuele, po edhe atij i cili është informuar për këtë incident, sa të rëndë aq të pashembullt. Jeni kryeministër dhe kryetar i partisë më të madhe në pozitë mbi njëzetvjeçare.

Ulqin, ë 23 nëntor 2013

MEHMET BARDHI, profesor, deputet e politikan me përvojë, kryetar i LD në MZ-së

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Ministria: NDALIMI I PËRDORIMIT TË QESËVE PLASTIKE DERI NË FUND TË VITIT
Ministria: NDALIMI I PËRDORIMIT TË QESËVE PLASTIKE DERI NË FUND TË VITIT

Ministria e Ekologjisë, Planifikimit Hapësinor dhe Urbanizmit njoftoi se deri në fund të këtij viti do të miratohet ligji i ri për menaxhimin e mbeturinave. Siç ka thënë sot në Ulqin, Dushan Bugarin, zyrtar

Qendra për kulturë: TË MARTËN FILLON “SKENA VERORE – ULQIN 2022”
Qendra për kulturë: TË MARTËN FILLON “SKENA VERORE – ULQIN 2022”

Qendra për Kulturë njoftoi se të martën, më 5 korrik, do të shënohet zyrtarisht fillimi i “Skenës Verore – Ulqin 2022”. Hapja e këtij festivali është planifikuar në Molen e Madhe, nën bedenet e Kalasë,

Podgoricë: KRIPORJA PRONË E SHTETIT, AKSIONARËT PO PËRGATITIN PADI
Podgoricë: KRIPORJA PRONË E SHTETIT, AKSIONARËT PO PËRGATITIN PADI

Toka e Kriporës së Ulqinit, gati 15 milionë metra katrorë, është e regjistruar këtë javë në kadastër si pronë e shtetit të Malit të Zi, shkruan “Dan”. Administratori i falimentimit të Kriporës, Zharko

OT: MBI 15 MIJË TURISTË QËNDROJNË NË RIVIERËN E ULQINIT
OT: MBI 15 MIJË TURISTË QËNDROJNË NË RIVIERËN E ULQINIT

Në ditën e parë të korrikut të këtij viti në rivierën e Ulqinit pushojnë 15.097 mysafirë, është kumtuar ngaOrganizata Turistike. Siç thuhet, më shumë se një e treta të tyre janë në hotele, gjëgjësisht

Sella: DO TË RRITET BUXHETI PËR MBËSHTETJEN E TË TË RINJVE
Sella: DO TË RRITET BUXHETI PËR MBËSHTETJEN E TË TË RINJVE

Nënkryetari i Komunës së Ulqinit Beqir Sella tha që administrata e re është dhe do të jetë në mbështetje të të rinjve dhe projekteve me fokus të rinjtë.   Sipas fjalëve të tij, Komuna e Ulqinit do