M. BARDHI: URIME GAZETËS KOMBËTARE “BOTA SOT”

lidhja-demokratike-ne-mal-te-ziBotuesit,  zotni  Xhevdet Mazrekaj

Drejtoreshës, zonja Dafina Xhemaj

Kryeredaktorit, zotni  Idriz Morina

P r i s h t i n ë – KOSOVË  e  ZVICËR

 

I nderuari botues i gazetës BOTA SOT, z. Xhevdet Mazrekaj,

E nderuara drejtoreshë, znj.Dafina Xhemaj,

I nderuari kryeredaktor, z.Idriz Morina,

Të nderuar gazetarë,

Me rastin  e 20-vjetorit të gazetës kombëtare BOTA SOT, në emër të Lidhjes Demokratike në Mal të Zi (LD në MZ),  partisë së parë politike të shqiptarëve në trojet e veta stërgjyshore, sot në Malin e Zi, në emër të udhëheqësisë së saj, të anëtarëve dhe në emrin tim personal, ju dërgoj urimet tona më të përzemërta.

Të nderuar, BOTA SOT, që nga themelimi i saj u tregua e denjë për lexim e informim për obligimet kohës në vazhdimësi. Frymoi dhe rrezatoi kombëtarisht. Afirmoi principet demokratike në media, sidomos për ato të shkruara; ishte dhe është shembull. Çështjet ekonomike, politike po edhe ato letrare e artistike e sportive nuk u lanë anash.

BOTA informoi botën (të brendshme po edhe të jashtme) në kohë reale dhe  në mënyrë objektive, me profesionalizëm e guxim qytetar, madje  edhe investiguese, për çka shoqëria kishte dhe ka  nevojë.

Bëtë shumë  edhe për informimin për botën shqiptare jashtë Kosovës. Informuat edhe për shqiptarët në trojet e veta, që sot gjendën në Malin e Zi, për çka posaçërisht ju falënderoj dhe ju përgëzoj.

Të nderuar, u muar vesh gjithëherë mundet më mirë e më shumë, devizë kjo që vlen për gjithkend që punon e vepron, pra edhe për ne.

Urime!

Dalshi faqebardhë!

Me respekt,

MEHMET BARDHI, prof., kryetar i LD në MZ

E-mail: mbardhi@hotmail.com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi