M.Canka: 40 DITË KRITIKE

314057_288651491158141_870590393_nPër të gjithë ato që jetojnë nga turizmi tani vjen gjendja e jashtëzakonshme. Hotelet e mëdhenj në rivierën e Ulqinit janë hapur, plazhet po ashtu, rregullohen tarracat dhe objektet afariste, njerëzit shpresojnë që sezoni do të jetë më i gjatë se vitet e kaluara. Në 40 ditët e ardhshme vetëqeverisja e re lokale dhe organet shtetërore duhet të punojnë natë e ditë. Këshilli koordinues për përgatitjen dhe përcjelljen e sezonit të Qeverisë së Malit të Zi sot ka mbajtur mbledhjen e parë, e ditët në vijim ky trup duhet të formohet edhe në Ulqin.

Koha tani fitoi shpejtësinë: nuk është më aleati i jonë. Është mirë vetëm që, siç duket, ka më shumë optimizëm se vitet e kaluara mbas hyrjes së mirë në sezon gjatë festave të një majit.

Nëse analizohen dobësitë nga java e kaluar lehtë mund të bihet përfundimi që më së shumti ankesa mund të jepen për komunikacionin e rënduar, parkingun dhe zhurmën, pjesërisht edhe për pastërtinë.

Edhe pse këto probleme me vite, po nëse dëshironi edhe me dekada në rivierën e Ulqinit grumbullohen dhe nuk mund të zgjidhen aq lehtë, me organizim të mirë mundet të paktën pjesërisht të sanohet kaosi i cili na pret në korrik dhe gusht, në qendrën e ngushtë të qytetit, nëse që tani merren masa me vendosmëri.

Kjo do të thotë që më së shumti punë do të ketë për inspekcionin komunal, para së cilit është punë e madhe që të mos lejojë që qyteti prapë të bëhet  vashar, si dhe që më fortë të niset në pagesën e taksës së banimit.

Sidoqoftë, është mirë që nuk duhet të kemi probleme me ujë dhe me rrymë, ndryshimin e çmimeve të banimit dhe shërbimeve, si dhe që me hapjen e disa objekteve cilësore oferta është përmirësuar në krahasim me vitin e kaluar.

Përparësia jonë më e madhe duhet të mbes mirëpritja. Të gjithë mysafirët duhet ti presim me dyer të hapura, të gëzuar dhe të qeshur, Ulqini jonë duhet të jetë i pastër, në mënyrë që mysafirët tanë të ndihen bukur, këndshëm dhe të sigurt.

Do të pajtohemi të gjithë: nuk ka këtu një filozofi të madhe. Do të shohim javët që vijnë a ka këtu vullnet, dëshirë dhe gatishmëri të hyhet në këtë proces të domosdoshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi