M. CANKA: ANIJEMBYTJE E PUSHTETIT NË LARGIM

mustafa cankaDje kolegu nga një portal ka shtruar pyetjen logjike: a ka kuptim fushata parazgjedhore në Ulqin? Sepse, mbasi që pushteti në Ulqin ka plasur në të gjithë tegelat, me gati të njëjtit pjesëmarrës të futesh edhe një herë në lojë, edhe në një xhiro të rënies, vërtet është absurd i vërtet.

Kur them në të gjithë tegelat atëherë theksoj që pushteti në largim ka treguar që nuk ka vizion, aftësi, dije dhe përgjegjësi, e sidomos jo gjerësi aq të nevojshme të udhëheq këtë komunë. Edhe pse e vetmja konstantë në këtë botë kaluese janë ndryshimet, ajo është provë që ndryshimet mund të jenë edhe për KEQ!

Për vetëm 20 muaj ajo ka arritur dështim total në planin strategjik, ekonomik, juridik, kulturor, sportiv dhe politik.

  1. Mungesa e Vizionit. Për dy vite, administrata në largim nuk ka sjell planin strategjik të Ulqinit. Ulqini është i vetmi qytet në vend i cili nuk e ka atë dokument.
  2. FALIMENTIMI i komunës. Vetëm në Ulqin nga qershori i këtij viti zbatohet Plani i sanimit, që praktikisht do të thotë që komuna jonë është në falimentim. Ajo dhe asnjë tjetër në vend! Asnjë investim i rëndësishëm nuk ka filluar në këtë periudhë, borxhet rriten, rrogat e punëtorëve zvogëlohen, kështu që Ulqini është komuna me rrogat bindshëm më të ulëta në Mal të Zi.
  3. KAOSI administrativ. Tash dhjetë muaj komuna nuk ka kryeadministrator! Kjo, simbolikisht e thënë, është sikur njeriut mos ti funksionojnë veshkat. Kësi lloj skandali nuk është shënuar në asnjë komunë të Malit të Zi.
  4. Tash dy vjet pushteti i Ulqinit nuk arriti të zgjidh problemin e mbeturinave në Mëhallë të re të cilin vet e ka bërë. Këtu fillon dhe mbaron çdo muhabet për EFIKASITETIN e saj.
  5. Kur shikohen mjetet e ndara për kulturë dhe sport, atëherë thjesht mbetesh memec.
  6. Një politikë matet me shkallën e saj të fuqisë lidhëse. Partia kyçe e koalicionit të deritashëm qeverisës ka prishur marrëdhëniet me të gjithë partnerët e koalicionit, ndërsa ndërkohë është bërë kukull në perin e Partisë demokratike të socialistëve. Tani udhëheqësit e Forcës tentojnë të bindin anëtarësinë dhe qytetarët të ju japin legjitimitet për koalicion eventual paszgjedhor me PDS, duke iu paraqitur këtë si mençuri më të lartë politike!?

Pra, pushteti i Ulqinit në largim për dy vjet ka përjetuar anijembytje të plotë. Sikur njeriun mos ta shtrëngonte diçka në fyt, sikur në këtë anije mos të kishte njerëzit më të afërt, ato që i do, të cilët i ka për zemër, ato që ama me asgjë nuk kanë kontribuar kësaj fatkeqësie, më me kënaqësi ishte qeshur ndaj kësaj anijembytje të tmerrshme. Ndërsa ekuipazhi, gjegjësisht qytetarët e Ulqinit, janë lënë të pafuqishëm, pa rrip shpëtimi, në stuhi, në det të hapur. Zoti i dashur na qoftë në ndihmë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi