Është nder të flasësh në prezantimin e librit me vlerë i cili edhe më tepër ndriçon personalitetin dhe veprën e hafiz Ali Riza Ulqinakut, personit i cili, për mendimin tim modest, është filizi apo produkti më i bukur në historinë e qytetit tonë.
Pse them produkti? Sepse ky mësues i madh i zemrës, fesë dhe kulturës, është lule e periudhës së mrekullueshme në historinë e Ulqinit, fundit të Perandorisë osmane, ndaj të cilës ne, akoma dhe në dëmin e vet, jemi kaq ashpërsisht të padrejtë.
Vetëm nga kjo klimë e zhvillimit të përgjithshëm të qytetit, komunikimit të gjallë me botën, mësuesve të mirë të fesë dhe të islamit popullor, mund të shfaqej një gjeni i tillë i cili me vetëm 18 apo 20 vjet shkroi Mevludin madhështor.
Pra, nga ky burim i pastër i besimit dhe traditës së madhe ulqinake, hafizi i ri ushqehej me frutat e shpirtit, dijes dhe shkencës, në Ranë dhe në Çarshi, por edhe në Shkodër dhe në Stamboll.
Pyes: kush tjetër në gjuhën tonë ka kënduar në mënyrë kaq të bukur për krijesën më të mrekullueshme në Tokë, profetin Muhamed, s.a.v.s.? Kush është ai person, i cili ka shpirt, e nuk qanë kur këndohet Mevludi i hafiz Aliut?
Prandaj them se vetëm ai i cili fuqishëm e ndjen dhe e përjeton fenë, e kjo do të thotë të jeshë NJËRI në kuptimin e plotë të kesaj fjale, mund të këndojë me kaq emocion dhe dashuri.
Me këtë hafizi i jonë e siguroi pozitën më të nderuar në historinë e qytetit i cili krenohet me qimen e profetit Muhamed, paqja qoftë mbi të.
Ne, të cilët jemi rritur me Mevludin dhe të cilët e lexojmë vazhdimisht, e dimë se këto lloj njerëzish nuk vdesin kurrë.
Prandaj, faleminderit edhe njëherë të gjithëve të cilët në prill organizuan tubimin dhe kontribuan që të dal në pah kjo libër.
Për fund, për të gjithë ne dhe për mua, mëkatarin, i dërgoi Zotit të botrave një dua të cilën na e mësoi mësuesi jonë i madh, euliaja dhe shtylla jonë e fesë: Aman ja Rab, t’ mangunat na’j ban tamam – Edhe na merr neve shpirtrat me iman!
(Fjala përshëndetëse në promovimin në Bibliotekën e Qytetit, me 28. 08. 2015)