M.Canka: KUVENDI EFIKAS PËRKUNDËR BOJKOTIT TË HESHTUR

Mustafa-CankaËshtë rregull i vjetër dhe i vërtetuar: kur punon Kuvendi komunal, kur ai kryen funksionin e vet, kur sjell vendime, ky komunitet është i gjallë, në të zhvillohet ndeshja politike, qytetarët mund të shohin qartë dhe publikisht se kush për çfarë punon dhe për çfarë vendimesh voton.

Mbas periudhës së gjatë dhe të mundimshme të obstruksioneve dhe bllokimeve, dje ishim dëshmitarë të efikasitetit të Parlamentit lokal. Sepse, u miratuan gati 30 vendime, të cilët me muaj, por edhe me vite, rrinin në sirtarët e shërbimeve parlamentare. Kjo para së gjithash ka të bëjë me plane, si dhe me vendime për kompletimin e parcelave urbanistike të qytetarëve, prej të cilëve pushteti lokal do të vjel mbi 100 mijë euro!

Patjetër, dje kishte edhe shumë mungesa, por, siç thuhet popullorçe: puna e kryer nuk ka mangësi.

Vërehej që pas episodit jo të mirë në Prishtinë, kur dy delegacione nga Ulqini ishin në vizita të ndara tek kryetari i Kosovës Hashim Thaçi, u thellua mosbesimi në mes të kryetarit të Komunës dhe pushtetit parlamentar. Me refuzimin që të pranohet plotësimi i dorëzuar urgjent i kryekomunarit për Programin e rregullimit hapësinor, me vlerë gati gjysmë milioni euro, pa konsultime paraprake me partnerët e koalicionit, është dëshmi që e vërteton këtë fakt.

Mbledhja e re e Parlamentit, e cila është paralajmëruar për tre javë, do të tregojë po ashtu se a ishin rastësi vështirësitë e djeshme me kuorum apo ekziston strategjia e „bojkotit të heshtur“ të Kuvendit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…