M.Canka: PASQYRË E JETËS SË SKËNDERIT

Mustafa CankaAto që e njohin komshiun tim Skënder Osmanin do të pajtohen që titulli i këtij libri është adekuat. E nëse i dinë edhe preferencat, dhimbjet dhe dëshirat e tija, do të thonë që titulli është i qëlluar. Është kjo britmë e njeriut i cili e dinë shumë mirë se vetëm ai që arrin ta ruaj shpirtin e vet, do të ketë jetë të bukur dhe me lehtësim do ta lëshojë këtë botë kaluese.

Por, derisa e pretë atë ditë, derisa mundohet dhe lufton në këtë dynjallëk, ai dëshiron të çoj mesazhin që vetëm me mirësi, me kultivim të vlerave të përhershme, me zbulimin e të fshehtave hyjnore, duhet të plotësohet kjo kohë e paracaktuar.

Për këtë arsye ai këndon për gjërat më të bukura, detin, ullirin dhe atdheun, nevojën e ruajtjes së dinjitetit kombëtar dhe njerëzor.

Për këtë arsye kjo vepër është pasqyrë e jetës së tij. Jeta publike e Skenderit e vërteton atë privaten. Kjo është shumë e rëndësishme sot, sepse është e vërtetuar që njerëzit ndikojnë në njëri tjetrin, ndonjëherë është e mjaftueshme vetëm të kalosh afër ndonjë personi dhe të marrim nga ai gjendjen e padisponimit ose atë të brengosjes.

I njëjtë është rasti edhe me shpirtrat e njerëzve. Çdo shpirt ka aromën e vet, disa të këndshme disa të pakëndshme. Dhe në bazë të preferencave që mbizotërojnë tek personi konkret, aromë të ndryshme ose të veçantë kanë, për shembull, hajduti, dallaverxhiu, njeriu i prishur, apo, nga ana tjetër, njeriu i mirë, shkencëtari dhe njeriu i sinqertë.

Për këtë arsye njerëzit që kanë pastruar shpirtin e vetë, ato që janë të zgjuar, ose të paktën ecin rrugës kah zgjimi, shohin më mirë sesa ne. Aroma e shpirtit të tyre është e këndshme dhe shumë më e fortë nga aromat tona kështu që afërsia dhe shoqëria me ato na ndihmon dhe na gëzon.

Këtë lloj personi njerëzit e shenjtë e kanë krahasuar me shitësin e erërave i cili tek ti përcjell parfumin, të mbulon me aromën e tij dhe ti e ndjen atë bukuri. Sidoqoft, me të gjithmonë je në fitim, i tëri i zhytur në aromë.

E më e forta është, padyshim, aroma e dashurisë. Dashurisë së vërtetë, të sinqertë, të zgjuar. Edhe pse, pra, më së shumti flet për vete, Skënderi edhe neve na thotë që të zgjohemi, të pastrojmë shpirtrat tonë, të jemi njerëz.

Veprat gjykohen sipas qëllimit. Skënderi e bëri të vetën. A do të ketë kush ta lexojë këtë libër dhe të kuptojë mesazhin kyç, kjo tashmë nuk është problemi i tij. (Fjala përshëndetëse në promovimin e librit “Shpërgjumohu shpirti im”)

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të premten në Kala: Përurimi i dy librave të Adriatik Kelmendit
Të premten në Kala: Përurimi i dy librave të Adriatik Kelmendit

  Promovimi i dy librave të njohur, të autorit Adriatik Kelmendi, do bëhet në hapësirat e Muzeut të Ulqinit, të premten nga ora 20:30, në Kalanë e Ulqinit. Këtë e bëri të ditur vet drejtori i Klan

Policia: ARRESTOHET PERSONI ME 54 GRAMË MARIHUANË
Policia: ARRESTOHET PERSONI ME 54 GRAMË MARIHUANË

Mbrëmë rreth orës 19:30 policia ka ndaluar veturën në Kodra dhe ka kontrolluar shoferin P.P. (42) nga Tivari, është bërë e ditur nga Drejtoria e policisë. “Aty është gjetur një pako PVC me lëndë narkotike

Qeveria e Malit të Zi: NGA NESËR MË TË LIRË ÇMIMET E KARBURANTIT
Qeveria e Malit të Zi: NGA NESËR MË TË LIRË ÇMIMET E KARBURANTIT

Nga e martja do të ketë zbritje të re në të gjitha llojet e karburanteve nga nëntë deri në 12 cent në pompa, shkruajnë mediat. Eurosuper 98 do të kushtojë 1.39 euro, Eurosuper 95 do të kushtojë 1.35 euro,

Keshilli Organizativ : PROTESTA NË KRYTHË SHTYHET PËR JAVËN E ARDHËSHME
Keshilli Organizativ : PROTESTA NË KRYTHË SHTYHET PËR JAVËN E ARDHËSHME

Ju informojme se pas ngjarjes tragjike te ndodhur ne qytetin e Cetines dhe ne shenje repekti ndaj familjeve te viktimave, Keshilli Organizativ i protestes se banoreve te Krythes dhe Mërkotit kane marre

Bisedime rreth investimeve të shtetit IBRAHIMI DHE BEQAJ TË HËNËN ME BAJRAKTARIN
Bisedime rreth investimeve të shtetit IBRAHIMI DHE BEQAJ TË HËNËN ME BAJRAKTARIN

Sekretari shtetëror i Ministrisë së Financave, dr Agron Ibrahimi, dhe drejtori i Drejtorisë për Investime Kapitale, Esmir Beqaj, do të qëndrojnë të hënën per vizitë zyrtare në Komunën e Ulqinit. Ato do